Gjithmonë me vonesë? Kjo është sëmundje

Redaksia Online September 8, 2013 13:38

Gjithmonë me vonesë? Kjo është sëmundje

Kush vonohet gjithmonë në punë dhe takim, ndoshta nuk duhet të fajësojë veten, pasi bëhet fjalë për një sëmundje të vërtetë. Përfundimi ka dalë nga një studim i kryer nga mjekët e “Ninewells Hospital” në Dundee (SHBA).

Ekspertët kanë marrë në analizë problemin e Jim Dunbar, një 57-vjeçar që gjatë gjithë jetës së tij është paraqitur me vonesë në punë dhe takime. Studiuesti mendojnë se kjo vjen si pasojë e moskorrektesës, që lidhet me shqetësimet e humorit, si depresioni.

Fenomeni i quajtur vonesë kronike lind në të njëjtat zona të trurit, të cilat preken nga ADHD (mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti). Praktikisht, pacientët nuk janë në gjendje të vlerësojnë në mënyrë të saktë kohën që u duhet për të kryer një veprim.

Si pasojë, këta persona nuk arrijtë të jenë të përpiktë, njësoj siç ndodh me shumicën e personave të prekura nga çrregullimet e tipit ADHD.

Sipas studiuesve, kjo lloj sëmundjeje mund të shërohet. Mjafton që personat në fjalë të mësohen të vlerësojnë afatet dhe të organizojnë punët, duke llogaritur kohën me saktësi, përpara se të ndërmarrin veprimet. / G. Sokoli

 

Redaksia Online September 8, 2013 13:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin