Gjoba e AMA-s 2 milionë Lekë, flet Eni Çobani: Ja si është e vërteta

May 22, 2016 09:26

Gjoba e AMA-s 2 milionë Lekë, flet Eni Çobani: Ja si është e vërteta

Historia e një çifti të martuar prej 22 vitesh, e rrëfyer në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek e “E Diela Shqiptare”, është bërë objekt i mediave dhe portaleve sociale për faktin se, mes konfliktit të pronës, qëndronte dyshimi për një marrëdhënie intime të burrit me kunatën e tij.

Pikërisht për këtë përballje të transmetuar në ekranin e “Tv Klan” më 17 prill, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur me shumën 20 mijë lekë televizionin “Klan”.

Dokumenti nga AMA, i emërtuar “Sanksion me gjobë” për përmbajtjen e “E Diela Shqiptare” është protokolluar më datë 18.05.2016 dhe firmosur nga drejtori i AMA­s, Gentian Sala.

Në dokumentin në fjalë citohet se Autoriteti i Mediave Audiovizive, më datë 21.04.2016, ka marrë një ankesë nga znj. Elida Misho, banuese në qytetin e Përmetit, ankesë që sipas dokumentit thuhet se “ua kemi bërë me dije dhe në shkresën e datës 29.04.2016 “Tv Klan”.

Zonja Misho ka ngritur shqetësimin se në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” të datës 17.04. 2016, i është cenuar dinjiteti dhe personaliteti i saj. Konkretisht, gjatë emisionit është aluduar se ajo ka pasur marrëdhënie intime me kunatin”,- thuhet në shkresën e AMA­s.

Megjithëse këtë shqetësim të ankueses e përcollëm me shkresë zyrtare te subjekti juaj, pra “TV Klan”, nuk ka pasur asnjë reagim.

Këshilli i Ankesave konstaton se në këtë rast nuk janë përmbushur kërkesat ligjore që parashikojnë se: Çdo person, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve në një transmetim, ka të drejtën e përgjigjes.

Në të njëjtën kohë këshilli ka parasysh dhe faktin se transmetimi i kësaj përmbajtjeje është bërë në një televizion kombëtar me impakt te publiku. AMA sanksionon gjobën ndaj “Tv Klan” prej 200 mijë lekësh të rinj, ndërsa kërkon heqjen e videos përkatëse nga kanali “YouTube”, citohet nga dokumenti i AMA-s.

Në lidhje me këtë histori që kishte për protagonistë çiftin e martuar Aristotel dhe Edlira Misha, gazeta “Panorama” i kërkoi një prononcim ndërmjetëses Eni Çobani. Ajo u shpreh se nuk është në dijeni të shkresës në fjalë të AMA-s, pasi nuk i ka mbërritur një dokument i tillë asaj personalisht, kur dihet që është autorja dhe realizuesja e kësaj rubrike ndërmjetësimi.

“Për sa i përket rastit të Përmetit, ku është ruajtur etika dhe profesionalizmi, nuk është cenuar askush dhe nuk mund të ndodhë kjo, përderisa aty është një njeri si unë, që mbi të gjitha, respekton ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit të gjithkujt”,- u shpreh juristja e njohur për “Panoramën” në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, pavarë­sisht kërkesës së AMA­s, videoja në fjalë ku çifti rrëfen këtë histori të humbjes së pronës me dyshimin e një tradhtie në mes, ekziston ende në “YouTube”.

E vërteta është që në asnjë moment nuk përmendet emri i Elida Mishos, e cila aludon vetë për veten e saj në këtë rast, ndërkohë protagonistja Edlira Misho, nuk i ka përmendur emrin në asnjë moment, ndërsa ka rrëfyer në “Tv Klan” se ka pesë kunata./Panorama/

May 22, 2016 09:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*