Gjobë 15 mijë euro biznesmenit në Vlorë, arrestohet studentja e Ekonomikut

January 13, 2016 09:40

Gjobë 15 mijë euro biznesmenit në Vlorë, arrestohet studentja e Ekonomikut

Një studente 21 vjeçare përfundoi në prangat e policisë, pasi akuzohej për gjobvënie.

Studentja e Fakultetit Ekonomik, Desilvja Menaj nga Vlora u vetëdorëzua në komisariatin e policisë, pasi është dënuar me 1 e 4 muaj burg nën akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Ngjarja për të cilën ajo akuzohet, ka ndodhur në nëntor të vitit 2014, në Vlorë, kur ajo dyshohet se i ka vënë gjobë me anë të mesazheve në celular, të dashurit të saj.

Burimet thanë se i dashuri i të dyshuarës, shtetasi me iniciale E.C., i cili njihet si biznesmen në Vlorë, ka denoncuar ngjarjen në fund të muajit nëntor të vitit 2014. Shuma për të cilën bëhet fjalë është 15 mijë euro.

Vajza e kishte vënë kusht këtë shumë në mënyrë që të mos bënte publike lidhjen për shkak se biznesmeni ishte i martuar. /Dita/

 

studenta

January 13, 2016 09:40