Gjobë e majme për Alban Hoxhën, zbulohet kushti për të luajtur

September 13, 2017 10:38

Gjobë e majme për Alban Hoxhën, zbulohet kushti për të luajtur

 

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha nuk po kalon një moment të mirë në ekip, pasi u pezullua nga trajneri Iuliano për thyerjen e rregullave.

Hoxha nuk u rikthye në kohë pas mbarimit të ndeshjeve të Kombëtares dhe një ditë para ndeshjes me Laçin u largua nga grumbullimi.

Për këtë arsye ai nuk luajti në këtë përballje por u la në stol.

Dje drejtuesit e Partizanit i kanë vendosur edhe një gjobë financiare portierit në masën dy mijë euro e cila do t’i mbahet nga rroga. Por, përveç kësaj Moxhi i ka vendosur kusht Hoxhës që të kërkojë falje para ekipit në mënyrë që të luajë në ndeshjen e radhës të kampionatit ndaj Kukësit.

September 13, 2017 10:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*