Gjobitet me 500 mijë lekë autobusi për sediljet e rrjepura

February 1, 2016 18:33

Gjobitet me 500 mijë lekë autobusi për sediljet e rrjepura

Gjobat e Bashkisë së Tiranës kanë vërshuar sot për kompanitë e transportit publik, të cilat nuk kanë respektuar kushtet e vendosura për përmirësimin e shërbimit.

 Inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë gjobitur edhe autobusin me targë AA 862 DB, të linjës së Unazës, duke qenë se ky mjet, siç shihet edhe nga fotografitë, nuk ka pasur kushte komode udhëtimi, me sedilje të rrjepura.

 Deri në orën 11.00, inspektorët e AMK-së kanë vendosur 18 gjoba, ndërkohë që kontrolli ka vijuar gjatë gjithë ditës.

February 1, 2016 18:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*