Gjonaj-Borchardt firmosin memorandumin për parandalimin dhe luftimin e radikalizimit

November 13, 2017 21:25

Gjonaj-Borchardt firmosin memorandumin për parandalimin dhe luftimin e radikalizimit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, së bashku me Kryetari i Prezencëssë OSBE-së në Shqipëri Ambasadori, Bernd Borchardt dhe Koordinatori Kombëtar për Çështjet e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për zbatimin e projektit “Parandalimi dhe luftimi i radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm (VERLT) në burgje dhe në shërbimin e provës (Faza I)”.

Faza e parë e projektit do të zhvillohet nga tetori 2017 deri në korrik 2018 dhe prej saj do të përfitojnë partnered kryesorë të projektit — Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë. Përfitues të tjerë të projektit përfshijnë policinë, gjykatësit, prokurorët, personelin e burgjeve, nëpunësit e shërbimit të provës, politikëbërësit dhe profesionistët e përfshirë në rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ky project do të shërbejë për të mbështetur Shqipërinë në krijimin e një themeli të forte për ndërhyrje efektive dhe të bazuara në të drejtat e njeriut që synojnë parandalimin dhe luftimin e VERLT në burgje dhe në shërbimin e proves në Shqipëri.

Projekti do të përqendrohet në tri komponentë kryesorë të ndërlidhur, duke përfshirë vlerësimin e nevojave, trajnimin e stafit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit, si dhe ndarjen e praktikave të mira mes autoriteteve shqiptare dhe homologëve ndërkombëtarë dhe rajonalë, si dhe do të plotësojë dhe intensifikojë përpjekjet aktuale të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri në mbështetje të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm që çojnë në terrorizëm (VERLT).

Memorandumi ka për synim lehtësimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes institucioneve nënshkruese në kuadrin e zbatimit të projektit. Projekti është i financuar nga Kryesia Austriake e OSBE-së, Mbretëria e Suedisë dhe Republika Federale e Gjermanisë.

November 13, 2017 21:25
Komento

5 Komente

  1. Durim Rerra November 13, 21:54

    Te drejtat themelore jane aq sa te rendesishme as edhe subjekt i shume shkeljeve, per kete fakt kjo memorandum eshte i nevojshem per te siguruar mbrojtien e tyre.

    Reply to this comment
  2. Gertian Gerti November 13, 22:02

    Ka edhe njerez te cilet punojne cdo dite per te arritur rezultate konkrete.

    Reply to this comment
  3. klara qato November 13, 22:09

    Bashkepunime te tilla tregojne me se miri se nderkombetaret po invenstojn dhe ne po japim maksimumin per te bere punet e duhura me efikasitet per te bere hapa para drejt integrimit ne be.

    Reply to this comment
  4. Hasan Kalaja November 13, 22:18

    Duhet thene qe ka gjera qe nuk vihen re nga njerezit me pushtet por shkelje te tilla vihen re cdo dite dhe ky memorandum eshte i rendesishem ne cdo shoqeri.

    Reply to this comment
  5. Beni Dosku November 13, 22:22

    Rendisia qe i kushtohet ketyre te drejtave duhet te jete gjeja kryesore e me e rendesishme per te siguruar bashkejetese paqesore e te sigurt ne nje shoqeri demokratike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*