Gjonaj: Drejtësia e re do dëshmojë se e meritojmë anëtarësimin në BE

January 31, 2020 19:39

Gjonaj: Drejtësia e re do dëshmojë se e meritojmë anëtarësimin në BE

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj theksoi se reforma në drejtësi mbetet pasaporta më e mirë për të ardhmen e vendit dhe rikthimin e shpresës te qytetarët. Sipas Gjonajt, realizimi i saj dhe drejtësia e re në veprim, janë prova të vendosmërisë për të qenë një anëtare e denjë e familjes europiane.

Qytetarët e këtij vendi shpresojnë që pritshmëritë e tyre për reformën të realizohen. Është përgjegjësia jonë ta kthejmë shpresën e tyre në besim. Institucione të reja tashmë janë ngritur dhe kanë filluar punën. Prokurori i ri Përgjithshëm ka filluar ushtrimin e detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë sapo është zgjedhur, Kuvendi ka zgjedhur anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese.

Janë bërë hapa pozitiv përpara, por që kërkojnë ritme shumë më të mira për të përmbyllur sa më shpejt ciklin e formatimit të institucioneve të reja dhe funksionimin tërësor të tyre. Viti 2020 besoj fort se do të jetë viti i funksionimit të Drejtësisë së Re. Viti që do të shohim të jetësuar arkitekturën e plotë të saj, që do të përmbyll ngritjen e të gjithë institucioneve të saj,viti që do të shohim rezultatet e para të shumë prej tyre”, u shpreh ajo.

l.h/ dita

January 31, 2020 19:39
Komento

5 Komente

  1. Arben January 31, 20:05

    Buzët e bukura

    Reply to this comment
  2. Adih January 31, 23:31

    Moj Gjonaj nuk te vjen turp kur ben propogande ,se jeni gati e kini kryer detyrat per intefrimin ne BE:
    Permend pa pike turpi drejtesine e re ,kur ju sot e tridhjet perpara ne kor bretkocash shkelni me kembe kushtetuten nenin 181 te saj ,per ceshtjen e pronave .Dhe e kini detyre shtepie nga BE .A thua se drejtesia e re do shkeli me kembe kushtetuten nenin 181 si me pare ??,Pergjigju moj sumce buze qumesht .,Pse me kooperativa bujqesore doni te integroheni ju ne BE moj tru pate e rilindjes te Ramutit .

    Reply to this comment
  3. Genti February 1, 06:28

    Dmth Berisha Meta Basha Rama Mehdiu do te shkojne ne banken e te akuzuarit?????Ja te shikojme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim