Gjosha: Integrimi në BE është proces pa kthim pas

Redaksia Online November 22, 2013 13:23

Gjosha: Integrimi në BE është proces pa kthim pas

Përfundon me sukses takimi i parë i tre ministrave të qeverisë shqiptare në Bruksel. Ministrat u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të EEAS, Shërbimi Europian për Çështjet e Jashtme, Pierre Vimont.

Tre ministrat, Gjosha, Tahiri dhe Naço, informuan Vimont rreth masave të marra deri tani nga qeveria shqiptare në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecurinë e reformave të kërkuara.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se “Integrimi në BE është proces pa kthim pas” dhe theksoi vendosmërinë e qeverisë për t’i çuar përpara reformat e vendosura si kusht për integrimin.

Tashmë mbeten pak javë nga vendimi i vendeve anëtare të BE për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

 

Redaksia Online November 22, 2013 13:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*