Gjosha: Kurse profesionale për gratë, punësimi prioritet i LSI-së

May 26, 2017 12:39

Gjosha: Kurse profesionale për gratë, punësimi prioritet i LSI-së

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, njëkohësisht kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së për Tiranën, zhvilloi një takim me gra dhe vajza të punësuara në biznesin fason në Njësinë administrative nr. 1 në Tiranë.

Gjosha theksoi gjatë takimit se mbështetja për gratë dhe vajzat mbetet prioritet për LSI-në. “Biznesi fason për LSI-në ka qenë gjithmonë një prioritet. Kemi qenë gjithmonë nё mbështetje të biznesit fason, e para sepse punësohen shumë gra, e dyta sepse kur punëson një grua ti normalisht i ke dhёnё shans tё gjithë familjes”, – tha Gjosha.

Gjithashtu, Gjosha u shpreh se LSI ka insistuar që të paktën këtyre bizneseve të mos i vihej taksa progresive e cila do t’i dëmtonte ato. “Kёtё kemi bёrё dhe vazhdojmë ta kemi sërish nё programin tonë për t’i dhёnё një mbështetje biznesit fason”,tha Gjosha.

Kandidatja për deputet e LSI-së në qarkun e Tiranës, Gjosha bëri me dije edhe një pikë tjetër të programit të LSI,që lidhet me promovimin e produkteve “Made in Albania”.

“Besoj që edhe kompania juaj, ky biznes e promovon kёtё, duket te puna juaj te cilësia. Gjithçka ёshtё një promovim i jashtёzakonshёm që bёhet nё vendet e tjera dhe sidomos me Italinë që ёshtё vendi fqinj, ku nga kёto produkte kaq cilësore të prodhuara nga duart tuaja sa vjen dhe vazhdon dhe shtohet puna, dhe shtohet kërkesa e palës italiane po pse jo dhe e bizneseve të tjera nё vendet e tjera për të ardhur dhe për të hapur bizneset e tyre këtu nё Shqipëri”, – tha Gjosha.

Kryesuesja e listës për Tiranën, theksoi gjithashtu se arsimit profesional do t’i jepet prioritet në mënyrë që gratë dhe vajzat që punësohen të mos kenë periudhën e provës që është kosto për biznesin,por të certifikohen më parë me kurse profesionale.

“Biznesi kёtё e ka një problem të madh sepse i duhet shumë kohë që ti marrë ti trajnojë vajzat dhe gratë një herë dhe më pas të bёjnё dhe periudhën e provës dhe të punësohen ato që realisht kanë bёrё një punё të mirë apo që dinë ta bёjnё kёtё punё sa më mirë sepse produktet duhen të jenë sa më cilësore”, – tha Gjosha

Gjithashtu, Gjosha nënvizoi se pjesa e arsimimit profesional do të jetë parësore për t’i dhёnё mundësi të gjithë atyre grave dhe vajzave që duan të bëhen pjesë e biznesit fason dhe sidomos të rrobaqepёsisё për të kryer kёtё arsimim profesional dhe të pajisen me certifikata që të njihen.

May 26, 2017 12:39
Komento

1 Koment

  1. shpresa May 26, 23:08

    PO ku do i gjene punet keta te LSI qe edhe ata 4 deputete qe do marrin do te jene ne opozite? Valle vertete do genjehen njerezit si dikur?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim