Gjosha në Sllovaki, takim me Komisionerin Hahn

July 26, 2016 09:56

Gjosha në Sllovaki, takim me Komisionerin Hahn

Gjatë vizitës në Sllovaki Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin,Johannes Hahn.

Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ministrja Gjosha e cilësoi reformën në drejtësi si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin.

Komisioneri vlerësoi votimin në unanimitet të plotë të reformës në Kuvendin e Shqipërisë duke e cilësuar si një hap shumë të mirë në funksion të procesit të integrimit.

Ministrja Gjosha theksoi se qytetarët shqiptarë e meritojnë të ecin përpara në procesin e integrimit dhe shprehu angazhimin e plotë dhe vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të avancuar në  projektin Europian.

Komisioneri Hahn u shpreh gjithashtu se qytetarët duhet të ndjejnë ndryshim ekonomik dhe  social në rajon, prandaj procesi i  Berlinit duhet konkretizuar në mënyrë që të gjithë qytetarët të prekin ndryshimin.

July 26, 2016 09:56
Komento

3 Komente

  1. integrim Shishtufina July 26, 11:29

    ISHA PREZENT NE ‘TAKIM’!
    Po shkonin te dy ne hale per te bere shurren e me ‘konsensus’ Hahn i hapi rruge drejt integrimit ne Shishtufine!

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH July 26, 11:33

    PARA SE TE NA THONI TAKIMIN ME HANH AS NA THONI KUSH I HA,HA,HA ,HA 25 VJET NGA 400 MILION ÇDO VIT NGA BUXHETI I SHTETIT PER KETE MINISTRI FANTAZEM ME 110 PUNONJES QE GJITHE DITEN RRINE TEK ESTETISTI TE RREGULLOJNE LESHIN ME PARATE E FEMIJEVE SHQIPETARE BARKTHARE!?Urgjent te kerkohet shkrirja e kesaj ministrije e ti kalohet nje drejtori me 10 veta ministrise se jashteme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*