Gjosha në Vjenë: Integrimi në BE, projekti i transformimit për Shqipërinë

June 27, 2016 11:21

Gjosha në Vjenë: Integrimi në BE, projekti i transformimit për Shqipërinë

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë në konferencën “Qeverisja publike si themeli i procesit te integrimit”, që zhvilloi punimet në Vjenë. “Shqipëria beson te projekti europian pavarësisht sfidave, sepse për ne ai është projekti i modernizimit dhe transformimit”, deklaroi ministrja Gjosha në fjalën e saj.

Sipas Gjoshës “perspektiva e besueshme dhe e parashikueshme europiane mbetet mbështetje e pazëvendësueshme për konsolidimin e shtetit demokratik”.

Ministrja Gjosha, ishte e ftuar në një nga panelet e kësaj konference ku foli mbi reformën në administratën publike dhe rëndësinë e saj për të avancuar me axhendën europiane.

“E them me bindje të plotë se reforma në administratën publike ka qenë një prej reformave me të vlerësuara nga partnerët tanë europianë. Ky vlerësim është shprehur edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian. Institucionet shqiptare kanë treguar angazhim të fortë për zbatimin e reformës”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja, ndau me të ftuarit disa nga arritjet që janë bërë dy vitet e fundit për plotësimin e reformës në administratën publike me masa konkrete. “Jemi të ndërgjegjshëm se ka ende punë për të bërë por, rezultatet e arritura deri më sot kanë hedhur bazat e forta për konsolidimin shërbimit civil, profesional i cili bazohet në meritë”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja Gjosha, theksoi se Administrata Publike është një nga fushat ku forca transformuese e Bashkimit Europian ka ndihmuar dukshëm në krijimin e një administrate publike eficiente.

June 27, 2016 11:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*