Gjosha: Prioriteti si ministre e Integrimit, marrja e statusit

Redaksia Online August 2, 2013 09:14

Gjosha: Prioriteti si ministre e Integrimit, marrja e statusit

Ministrja e re e Integrimit, Klajda Gjosha, thotë se tashmë ka mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, por shprehet optimiste për marrjen e statusit brenda dhjetorit. Në një intervistë për GSH, nënkryetarja e LSI dhe kryetare e LGI, thotë se pavarësisht moshës së re, ajo ka motivimin për ta kryer detyrën e re me përgjegjësi . “Njëherësh ndjeva dhe një përgjegjësi shumë të madhe, pasi është e kuptueshme që ministria që më është caktuar është ndër ministritë më kryesore, duke marrë parasysh që vendi ynë është drejt rrugës së marrjes së statusit të vendit kandidat. Është përgjegjësi e madhe përmbushja e prioriteteve dhe reformave të kërkuara nga Bashkimi Europian. Sa i takon mandatit si deputete nuk është se e mendova dhe aq gjatë. E vetmja gjë që më ka bërë të mendohem shumë, është çështja e përgjegjësisë së madhe që unë do të kem, duke marrë postin e ri si ministre e Integrimit, duke qenë në një moshë kaq të re. Por duke ditur natyrën time dhe përkushtimin që unë kam ndaj punës, mund të them me siguri se do të jetë një detyrë që do të kryhet me rigorozitet dhe në bashkëpunim të plotë edhe me ministritë e tjera. Kjo është një punë që kërkon bashkëpunim dhe komunikim shumë të mirë ndërministror”, thotë ajo.

Gjosha thotë se prioritet i saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Integrimit do të jetë arritja e statusit brenda dhjetorit.

“ Prioriteti kryesor është ngritja e marrëdhënieve shumë të mira me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Europian, dhe sidomos me ata që merren drejtpërdrejtë me integrimin e Shqipërisë. Pse jo do të ishte shumë mirë edhe marrja e statusit të vendit kandidat deri në muajin dhjetor të këtij viti. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë statusin. Duhet një punë e madhe dhe shumë përkushtim jo vetëm nga ana ime si ministre e ardhshme e Integrimit, por nga të gjitha ministritë dhe ministrat përkatës, të cilët kanë përgjegjësi të ndërmarrin ato reforma që plotësojnë edhe prioritetet e kërkuara nga Bashkimi Europian”, shprehet ajo.

 

Redaksia Online August 2, 2013 09:14
Komento

1 Koment

  1. Ben August 2, 09:51

    Suksese Klajda! Dy njerez qerroi sapo te shkosh ne pun, dy “monat” e Majlindes. Elda sekretarja e pergjithshme dhe Anisa drejtoresh personeli. Dy hajdute jane. Mos i qas te dera se me dinakerin e tyre te fusin ne xhep,sidomos kjo zhulsja Anisa. Ordinere jan. Un punoj aty dhe di shum gjera per kto dy ndyrsira.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*