Gjosha: Reforma në drejtësi kusht për konsolidimin e demokracisë

March 15, 2016 13:17

Gjosha: Reforma në drejtësi kusht për konsolidimin e demokracisë

MALI ZI- Ministrja e Integrimit Europian, zhvilloi një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Veç disa takimeve me zyrtarë të lartë të këtij shteti, Ministrja Gjosha mori pjesë në takimin e parë të Komitetit të përbashkët për integrimin Europian, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Në fjalën e saj Gjosha nënvizoi rëndësinë e këtij takimi i cili thellon bashkëpunimin intensiv dhe të frytshëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në funksion të objektivit të përbashkët strategjik për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian me të drejta të plota.

Ministrja foli për sfidat që ka përpara Shqipëria me procesin duke theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi si një reformë parësore për qytetarët.

“Ne jemi të fokusuar tek reforma në drejtësi, një reformë mjaft e rëndësishme të cilën po e bëjmë mbi të gjitha për qytetarët tanë, sepse ata meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, i cili në fakt është edhe kusht themelor për ndërtimin e një demokracie të konsoliduar. Shpresojmë që kjo reformë të finalizohet sa më shpejt, në mënyrë që Shqipëria të marrë rekomandimin nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, fazë kjo tepër deçizive në gjithë rrugëtimin tonë europian”,tha Ministrja Gjosha. /H.M/ Dita

March 15, 2016 13:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim