Gjosha: Reforma në Drejtësi nuk çel negociatat

July 28, 2016 15:37

Gjosha: Reforma në Drejtësi nuk çel negociatat

Miratimi i paketës kushtetuese të Reformës në Drejtësi nuk është i mjaftueshëm që Shqipëria të marrë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Madje as ligji i “vetting”-ut i vetëm mund të mos mjaftojë.

“Mesazhi im është miratimi sa më i shpejtë i të 7 ligjeve, kuptohet në respekt të plotë të Kushtetutës së Shqipërisë”, thotë ministrja Gjosha.

Po përse koha është faktor vendimtar? Në tetor, Komisioni Europian publikon raportin e progresit të Shqipërisë dhe, që të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit, vendi duhet të ketë dhënë prova se po e zbaton Reformën në Drejtësi.

“Do të ishte shumë pozitive, që ne të miratojmë të 7 ligjet brenda gushtit, për arsye se Shqipëria do të raportojë për ecurinë pranë Komisionit Europian në shtator. Kështu që gushti do të jetë edhe muaji vendimtar për procesin e integrimit dhe për procesin e reformës”, vijon më tej Gjosha.

Që Shqipëria të nisë bisedimet për anëtarësim, duhet që për rekomandimin e komisionit të ketë një vendim politik në dhjetor. Por a ka mundësi që kjo të ndodhë?

“Unë nuk mund të flas për dhjetorin, se dhjetori do t’u përkasë vendeve anëtare. Ministria e Integrimit është e lidhur ngushtë me procedurat dhe me procesin teknik të integrimit. Që do të thotë se lidhja ime shkon deri në Komisionin Europian për të marrë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave”, deklaroi ministrja Klajda Gjosha.

Por që këtij procesi t’i hapet “drita jeshile”, duhet një vendim nga Shqipëria.

“Unë jam besimplotë se politika në Shqipëri do të tregojë sërish maturi për të kaluar me konsensus të 7 ligjet në një seancë të jashtëzakonshme. Ne jemi të gatshëm të lëmë pushimet dhe të kthehemi aty për të votuar 7 ligjet vendimtare dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të reformës”, përfundoi Gjosha./ TCH

July 28, 2016 15:37
Komento

3 Komente

  1. fshatari pafshat July 28, 15:55

    Edhe kjo moster e padijes
    Pa dale kishte mbetur
    Ne foltore te citonte
    Dogmat mbi “reformen dhe vlerat e saj”
    Kerabe llastiku dore.
    Shame, shame, shame.

    Reply to this comment
  2. Monika Kryezeza motra e Sllobodankes July 28, 16:00

    UAAAAA GJOSHA PAS BREGUT!
    Po si moj analfabete qe e perdor fjalen ‘konsensus’ sikur te ish ‘koçan misri’ i Tpopallres po shqipetaret kane 25 vjet qe bredhin pas ‘asocimit’ ‘integrimit’ ’12 pikave’ e ’13 LOQEVE apo ligjeve te fules pas Bregut e ti na thua ‘NUK MJAFTOJNE’!?
    Do shkposh ne burg per shperdorim deture e hajduteri qe me 110 punonjes i harxhoni ne vit femijeve te pa ngrene shqipetare 400 MILION LEK PER TE KREFUR LESHIN-NE GIOTINE SI MARIA ANTONIETA NE FRANCE DIKUR!
    p.s Jep urgjent doreheqje po ndihesh femer shqipetare e moraleshme!

    Reply to this comment
  3. Kariz Matik July 28, 16:33

    VOTIMI dhe MIRATIMI i 7 ligjeve eshte vetem hapi i pare i nje reforme, qe do te duhet te zgjase me vite te tera. Rekomandime per anetaresim mund te jepen, por negociatat mund te celen vetem pasi BE te bindet se reforma e drejtesise, dhe jo vetem (?), po ZBATOHET suksesshem. Si pike referimi per vleresimin besoj se do merret ulja e korrupsionit masiv, ndeshkimi i dukshem i krimit te organizuar, si dhe rritja e nivelit te besueshmerise se qytetareve te organet ligjevenese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*