Gjuetia për shqiptarin në Angli, masakroi prindërit e shokut

June 7, 2016 12:09

Gjuetia për shqiptarin në Angli, masakroi prindërit e shokut

Një shqiptar në Angli dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e një çifti, në Suffolk të Britanisë. 42-vjeçari, Ali Qazimaj me origjinë shqiptar është i dyshuari kryesor i ngjarjes. Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç u gjend në oborrin e shtëpisë së tij natën e së premtes, ndërsa gruaja tij është ende e zhdukur.

Policia ka futur në paraburgim edhe djalin e çiftit Steve Paxman, si i dyshuar për ngjarjen. Por policia ka fokusuar dyshimet për shqiptarin Ali Qazimaj, 42 vjeç, si autor i vrasjes, pasi makina e tij Citroen C3, është gjendur në zonën Thurrock, afër shtëpisë së pensionistëve, natën e së dielës.

vrasja 2 vrasja 3

Burimet e policisë kanë thënë se Peter Stuart ka vdekur menjëherë pas plagëve të shumta me thikë, dhe se po kërkohet për të gjetur armën (thikën).

Shefi i detektivëve Simon Parkes ka thënë: “ Shpresat tona për të gjetur Silvia janë zvogëluar me kalimin e kohës, por mbetet mundësia që ajo është akoma gjallë”. Ai ka shtuar se Ali Qazimaj besohet të jetë në një nga vendet e Ish-Jugosllavisë dhe se policia për këtë arsye po punon me Interpol, për të marrë informacion rreth tij.

vrasja 3 vrasja 4

Ndërkohe, policia ka kontrolluar makinën e 42-vjeçarit me shpresën për të gjetur ndonjë gjurmë të Silvias. “ Ali Qazimaj do të mbetet në hetim për sa kohë që prioriteti ynë vazhdon të jetë në gjetjen e Silvias. Prandaj në do të marrim në pyetje Ali Qazimaj, për të zbuluar detaje që kanë lidhje me ngjarjen”

June 7, 2016 12:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*