“Gjuha shqipe është anashkaluar në marrëveshjen me Greqinë”

July 25, 2018 10:38

“Gjuha shqipe është anashkaluar në marrëveshjen me Greqinë”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka thënë sot në një konferencë për media se nuk mund të pranohet anashkalimi i gjuhës shqipe në marrëveshjen me Greqinë, si dhe imponimi i shqiptarëve për t’u deklaruar si maqedonas në marrëveshje.

“E kemi përshëndetur marrëveshjen me Greqinë, por kemi shprehur edhe shqetësime. Shqetësimet tona kanë të bëjnë me dy çështje: me tendencat për t’iu imponuar shqiptarëve në dokumentet personale identiteti ose nacionaliteti në zgjidhjen që është bërë nëpërmjet marrëveshjes, respektivisht, maqedonas/qytetar të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe anashkalimin e futjes në marrëveshje si gjuhë zyrtare edhe të gjuhës shqipe, aq më tepër tani që është votuar dy herë ligji i gjuhës shqipe.”

Ai tha gjithashtu se referendumi nuk është i nevojshëm pasi po flitet për të njëjtin referendum që është ratifikuar në Kuvend. Sela shton se Aleanca do të ndërhyjë në pjesën e përdorimit të gjuhëve, në kuadër të ndryshimeve kushtetuese.

“Natyrisht që i ndjekim edhe tendencat për t’u anashkaluar opozita reale, ku janë qytetarët e papërfaqësuar në qeveri dhe që përfaqësohen nga Aleanca për Shqiptarët dhe ky është rezultat i zgjedhjeve të fundit, por edhe i gjithë anketave që bëhen. Këto janë tendenca të ulëta të Qeverisë për të uzurpuar hapësirën e opozitës për të mbrojtur votën, jo vetëm sa i përket referendumit, por edhe zgjedhjeve të parakohshme.

Natyrisht që jemi të gatshëm t’i marrim obligimet të cilat na takojnë në kuadër të këtij të procesi të paralajmëruar për referendum që ne vlerësojmë se është tekanjoz dhe i panevojshëm dhe kështu është edhe në marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe i ratifikuar në Kuvend; nuk kërkohet të ketë referendum, por në kuadër të hapjes së ndryshimeve kushtetuese, Aleanca do të hyjë me propozimet e veta, në preambulë duhet që qytetarët të ndjehen të barabartë.  Do të ndërhyjmë në pjesën ku rregullohet përdorimi i gjuhës, do të hiqet definicioni, gjuha që e flasin 20 për qind e popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonasja dhe do rregullohet me kushtetutë”, ka thënë Sela.

Ai shtoi se po e përkrah idenë që të ketë qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen, duke shtuar se ligji për financimin e partive politike do t’i bëjë këto të fundit më autonome dhe jo të afërta me biznesin, por më afër me qytetarin.

s.a/dita

July 25, 2018 10:38
Komento

1 Koment

  1. KORÇARI July 25, 11:03

    BRAVO Z.ZIJADIN, JENI I VETMI POLITIKAN SHQIPTAR ANEMBANË TROJEVE QË NGRE ZËRIN PËR KËTË ÇËSHTJE JETËSORE PËR SHQIPTARËT.
    TË GJITHË POLITIKANËT E TJERË JANË “SHURDHUAR” DHE JANË “VERBUAR” NDAJ KËSAJ ÇËSHTJE JETIKE ME RËNDËSI MADHORE. KY PROJEKT I SLLAVËVE VENDOS ZHDUKJEN DE FACTO TË IDENTITETIT SHQIPTAR NË FYROM, DUKE I PËRMBLEDHUR ATA SI MAQEDONË DHE DUKE ZHDUKUR ME MËNYRË TË SOFISTIKUAR GJUHËN SHQIPE DHE FAKTORIN SHQIPTAR, POR LIGJËRON POLTËSISHT DHE NË MËNYRË TË TËRTHORTË VETËM GJUHËN SLLAVE , DUKE E KONSIDERUAR SI MAQEDONASE.

    JU LUMTË Z.ZIJADIN, VAZHDONI TË “LUFTONI” FORT PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim