Letër Ramës për gjuhën shqipe

Grup Gjuhëtarësh* May 1, 2014 09:26

Letër Ramës për gjuhën shqipe

I nderuar zoti Kryeministër,
Të shtyrë nga gjendja në të cilën është lënë sot përdorimi publik i gjuhës shqipe dhe nga ndjenja e detyrës qytetare, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur.
Krijimi i gjuhës së shkruar të përbashkët përbën një nga arritjet më madhore të kombit shqiptar. Njësimin e gjuhës letrare shqipe Kongresi i Drejtshkrimit e pa në thelb – dhe ky është vështrimi i vetëm me të vërtetë shkencor – si parakusht të kulturimit të jetës së shoqërisë dhe si shtytës kryesor të qytetërimit të vendit. Ky njësim nuk qe thjesht zgjedhje e një luleje mes disa lulesh, por përzgjedhje e kristalizim i një sistemi, i cili, më mirë se cilido tjetër, kishte arritur të përfaqësonte gjithçka të mirë të krijuar e të ruajtur me mund e flijim në të shkuarën, dhe, krahas kësaj, vetë prirjen e natyrshme të çdo gjuhe të lëvruar për të ecur drejt begatimit të mëtejshëm e për të marrë pas në këtë rrugë brezat e rinj të një populli. Kjo u arrit duke përgjithësuar në mënyrë shkencore gjithë përvojën e shkrimit dhe të përpunimit të gjuhës shqipe, gjithë frymën e përpjekjeve për të arritur në një gjuhë letrare të njësuar, si thelb i konvergjencës së kombit shqiptar.

Shqipja e njësuar e sanksionuar nga ky Kongres dhe e pranuar në mënyrë plebishitare nga të gjitha gjymtyrët e kombit, u bë mjeti i shprehjes së mendimit shkencor, i ligjërimit të shkruar të të gjitha fushave e stileve, i ligjërimit të folur publik dhe i komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të trojeve etnike, të diasporës dhe të mërgatës. Duke parë këtë rritje cilësore dhe shtrirje të gjuhës letrare, mund të thuhet pa mëdyshje se në rrjedhën e përpjekjeve për gjuhën e njësuar nuk ka arritje më të madhe se Kongresi i Drejtshkrimit. Parimet dhe vendimet e tij – parë me paanësi, largpamësi, qytetari dhe atdhetari – përbëjnë një themel të shëndoshë, të palëkundur e të pazëvendësueshëm për zhvillimin e gjuhës, rrjedhimisht për ngritjen kulturore dhe forcimin e bashkëveprimit e të bashkëpunimit kombëtar.

Për rreth dy dhjetëvjeçarë pas Kongresit gjuha shqipe jo vetëm nuk njohu shpërdorime e kriza zhvillimi, por dëshmoi të gjitha aftësitë e saj të mrekullueshme për të pasqyruar me fuqinë e fjalës çdo krijim të shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit njerëzor. Gjuha letrare shqipe mori shtrirje mbarëkombëtare dhe u bë tipari kryesor që dallonte kulturën nga kinsekultura, prirjen shoqërore për përparim nga amullia dhe zvetënimi. Në atë periudhë gjuha shqipe njohu një lëvrim, fuqizim e pasurim, që vështirë ta kishin përfytyruar edhe vetë veprimtarët e shquar të Kongresit.
E kundërta ka ndodhur e po ndodh në periudhën vijuese. Gjuha letrare shqipe iu nënshtrua nga qarqe të caktuara një sulmi që e turpëron shtetin shqiptar dhe që sjell në kujtesë periudhat e zymta e të errëta historike, kur lëvrimi i saj ishte i padëshiruar dhe luftohej me të gjitha mjetet. Kjo periudhë dëshmon, gjithashtu, se ç’ndodh me këtë pasuri mbarëkombëtare dhe tipar themelor të identitetit tonë kombëtar kur shteti heq dorë nga detyrimi i shenjtë për ta mbrojtur dhe lejon me papërgjegjësi rrënimin e saj. Tanimë është e qartë për këdo që vë interesat e vendit dhe të shoqërisë mbi gjithçka, se goditjet ndaj gjuhës letrare shqipe dhe Kongresit të Drejtshkrimit janë pjesë thelbësore e goditjeve të shpeshtuara shpërbërëse që vijnë nga anë të ndryshme.

Shqipja e njësuar, që meriton të cilësohet si përfaqësuesja e vetme e mbarë gjuhës shqipe falë shkallës së lartë të kodifikimit në të gjitha nënsistemet e saj, falë zhvillimit të cilësive shprehëse kuptimore e estetike pakrahasimisht të larta, falë pasurisë dhe shtrirjes mbarëkombëtare, përballet në këta 23 vjet me dy ndikime rrënuese. Së pari, përdorimi i saj në të gjitha fushat – nga arsimi te dokumentet zyrtare, te kultura librore, te mjetet e shtypit – është lënë plotësisht jashtë çdo kontrolli, në kundërshtim të hapur me praktikën e vendeve të qytetëruara. Së dyti, qendra më e lartë e shkencës shqiptare, Akademia e Shkencave, në vend që të ngrinte, me forcën e plotfuqishme të së vërtetës, zërin e saj për këtë rrënim të kulturës kombëtare dhe të shpenzonte të gjithë fondin e vet financiar të dhënë nga shteti në mbrojtje të gjuhës shqipe, është bërë bashkëpunuese në goditjen kundër institucionit të shenjtë të gjuhës së njësuar të kombit, të vetmit mjet ku populli shqiptar i të gjitha trevave gjen mundësinë pakrahasimisht më të lartë të identifikimit dhe të komunikimit.

Të flasësh sot, pas gjithë përvojës së jashtëzakonshme që është grumbulluar në lëvrimin e gjuhës së njësuar shqipe, për mangësitë e drejtshkrimit, të cilat qenkan bërë shkas i keqpërdorimit të gjuhës shqipe, është jo vetëm krejt e pasaktë shkencërisht, por dhe një veprim i padenjë edhe për një qytetar të rëndomtë. Kjo do të thotë të mohosh gjithë historinë e përpjekjeve për të arritur deri tek akti historik i njësimit të gjuhës, kjo do të thotë të mohosh vetë arritjet e shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme të kësaj gjuhe të njësuar.

Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet lejuar të ndodhë vulgarizimi dhe zhargonizimi i gjuhës sonë letrare, nuk duhet lejuar që gjuha jonë e bukur shqipe, vlerat estetike dhe traditat e saj të merren nëpër këmbë. Shkrimi dhe shqiptimi i drejtë dhe i plotë i gjuhës shqipe është shenja e parë e qytetarisë. Çdo mohim i kësaj së vërtete është kundërshkencor, kundërqytetar dhe kundëratdhetar. Dhe për çështjen e madhe të mbrojtjes dhe lëvrimit të shqipes letrare në përputhje me vendimet historike të Kongresit të Drejtshkrimit ia vlen të bëhet çdo përpjekje dhe të mobilizohet e gjithë shoqëria. Këtu nuk ka vend për liberalizma naivë, as për eksperimentime teorish të ndërtuara në rërë. Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe dhe të gjuhëtarëve atdhedashës, që me punën ngulmuese dhe diturinë e tyre ndërtuan kodet themelore të këtij mekanizmi me vlerë të paçmuar.

Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti “të diturish”, por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme. Kjo duhet t’i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt.

Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur “ndërakademik” ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe!

Zoti Kryeministër! Jemi të bindur se koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Historia do të na gjykojë të gjithë për sa do t’i përgjigjemi detyrës ndaj atdheut.

Me nderim,

Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Pandeli Çina (Mjek, letrar) Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes).

Grup Gjuhëtarësh* May 1, 2014 09:26
Komento

30 Komente

  1. klaus May 1, 09:34

    Kush eshte ky shkrimtari Preng cub Lleshi mo vella, jam diplomuar ne letersi dhe kete emer per here te pare e degjoj. e kane gjetur rruges dhe e kane marre per te plotesuar 20-shen?

    Reply to this comment
    • anima May 2, 10:44

      ka nje Non-sense kjo leter e hapur drejtuar Kryeministrit te vendit nga gjuhetaret….pasi te gjithe ne dhe kryeministri duhet te kerkojme nga keta palo gjuhetare se cfare jane duke bere per mbrojtjen e gjuhes shqipe. Eshte idioteske te kerkosh nga kryeministri i vendit qe te merret me dicka qe eshte detyra principiale e atyre qe kane nenshkruar kete pacavur te shemtuar. Llogjika komuniste e “firmetareve” eshte se gjuha shqipe mbrohet nga kryeministri me metoda dhe forma ekzekutive…me fjale te tjera me dore te forte, me dhune e pse jo edhe me police e me tanke…pra me dhune.
      Sipas meje gjuha shqipe mbrohet, evoluon dhe zhvillohet/perparon cdo dite ne menyren sesi mesohet ne shkolle e auditoret universitare, sesi ajo shkruhet dhe flitet nga te gjithe ne ne komunikimin e perditshem. Padyshim qe impakt te jashtezakonshem ne kete drejtim ka media e shkruar e televizive, niveli ilibrave e botimeve te cdo lloji dhe rroli qe duhet te kene gjuhetaret dhe editoret ne keto institucione. Sic nje rrol te jashtezakosnhem/primar kane akademiket gjuhetare (dhe jo vetem) ne studimin shkencor e debatin intelektual per zhvillimin e gjuhes shqipe ne sensin modern te fjales dhe ne kuadrin e globalizmit kulturor e ideor.
      FLeterrufe te llojit te letrave te hapura nuk i sherbejne aspak zhvilliit te gjuhes por e kthejne ceshtjen ne nje debat shterp tabloidesh, me sharrje e fyerje meskine reciproke dhe lufte llogoresh (kryesisht me sens politke). Debati shkencor ne forume akademike/universitare eshte i shendetshem dhe i domosdosshem. Letrat e hapuar pa sens qe kane per qellim denigrimin e kundershtarit dhe shuarjen e debatit shkencor jane tashme te dala mode dhe i bejne “firmetaret” te duken qesharake.

      Reply to this comment
      • bato May 2, 17:14

        ANIMA, ose anonima! Nuk eshte kryeministri dhe ” fitimtaret”, qe ne mentalitetin tuaj jane armiq dhe ata qe mbrojne gjuhen, por ligji. Ne France i/e dashur, gjobisin cdo gazete apo tv. po te deformoje nje fjale te vetme ne nje artikull.Te ne, ka 24 vjet qe politikanet, apo gazetaret, nuk lene moment pa shfrytezuar qe te shfarosin shqipen duke zevendesuar sa me shume fjale shqip me huazime kot me kot. Nje grup tjeter kerkon ristrukturim te gramatikes, thjesht se dikush i paguan( sigurisht nga jashte vendit) per te mbjelle sa me shume coroditje. Per kete shkruajne keta gjuhetar e jo se eshte Rama ne qeveri. Eshte shume miopike ta shohesh kete peticion si revansh fitimtaresh. Madje per nje njeri normal e me kulture mesatare, te gjithe te luftojme qe gjuha standarte te pasurohet sa me shume me fjale te reja, me fjale dialektore pikante sepse keshtu mund te perballemi kryelarte me boten.

        Reply to this comment
    • bato May 2, 17:04

      Klaus, me siguri ti je gjerman (nga emri), sepse per ty paska me shume rendesi nje emer qe ti s’e njihke( cudi e madhe!) , se sa thelbi i peticionit qe eshte problem mbarekombetar. Me mire sherbei atij qe te jep kafshaten e mos u fut ne diskutime ku nuk je kompetent.

      Reply to this comment
  2. Taku Rrumbullaku May 1, 09:44

    Me pelqeu pse edhe Gegeria ishte e perfaqsuar denjesisht nga shkrimtari i madh Preng Cub Lleshi, per miqte “Cubi”, per armiqte “Shkrimtar Leshi”. Po s’i nuk u lodhen keta vetero-komuniste se kerkuari mrekullira nga Edi Rama. Nuk mbrohen vlerat e gjalla me dekrete por me zhvillim real e dinamik. Rrofte shkrimtari Preng Xhuf Lleshi, poshte dhunuesit e gjuhes letrare.

    Reply to this comment
  3. moçalor + terùn + redneck = jugor May 1, 09:58

    te gjithe kto qe e quejne veten gjuhtar, shkrimtar, e historian kan le e jan rrite ne moçalet e kenetat e jugut. me kultur komuniste e moçalore.
    te gjithe k’to moçalor kerkojne te mbrojne gjuhen e diktatures moçalore, gjuhen e koleres se kuqe, gjuhen e enver hoxhes. e shkreta shqipni. per ate shqipnia asht ma mbrapametuna e botes.
    banane me shumice. kultura komuniste e moçalore ju therret.

    Reply to this comment
    • klaus May 1, 10:55

      Mesa shoh nga menyra se si shkruani, nuk keni shume njohuri nga shqipja standarde. Faktikisht, edhe une jam foles i gegerishtes, por mbeshtes standardin. Keta qe ju shpreheni se “e quajne” veten gjuhetare, ne fakt jane realisht te tille dhe me te miret qe ka Shqiperia sot. Per vendlindjen e tyre, bej ca kerkime, se mund te habitesh.

      Reply to this comment
    • shpellari of fridem May 1, 13:42

      Rrofte Mehmet Shehu dhe ideologjia e tij anti maloke-shpellare-veriore.

      Reply to this comment
  4. Vladimir May 1, 10:03

    Bashkohemi me shqetesimin Tuaj fisnik, te nderuar profesore.
    Eshte koha te veme gure te tjere ne themelet e Kombit tone e jo te heqim e “te ripunojme” ata gure te medhenj e solide, siç eshte njesimi i gjuhes letrare, qe kane zene vend me shume pune, mund e sakrifica te intelektualeve tane te ndriçuar te te gjitha trevave, te keqpaguar brenda shtetit te tyre dhe te keqtrajtuar e shume here edhe te perndjekur nga qeveri shovene fqinje. Nje prej tyre qe me vjen ne mend tani, prof. Bardhyl Caushi i pushkatuar nga bandat e Milosheviçit jo shume vite me pare.
    Per analogji po sjell debatet e intelektualit Skender Muço me Enverin gjate Luftes Antifashiste per Flamurin Kombetar.” Zogu i vuri kuroren, Duçja -Spatat e Liktorit, ti do ti vesh yllin- lere Flamurin e Skenderbeut ashtu siç eshte, se eshte me i bukuri ne bote”- i tha Skenderi.
    Edhe ketyre te shkolluarve qe u shkon ne mend se mund te lartesohen duke qortuar Gjuhen, mund t’ ju thuhet po ashtu: Lereni Gjuhen Letrare se eshte me e bukura ne bote.

    Reply to this comment
  5. SALIH RAM BERISHA May 1, 10:05

    Une due me fol ne dialektin tem qe me ka fol Sheqerja,or tej!
    “or tej”_______lexohet “or taaaaaj!”

    Reply to this comment
  6. perkrah nismen S.P May 1, 10:12

    Kush ndihet akoma shqipetar,gjuhetar apo historian te mbroje femijet shqipetare e nismen
    ”KU JANE PASURITE E SHQIPETAREVE,KU ESHTE PASURIJA E SHQIPERISE”
    Femijet shqipetare jane nen trysnine e thithjes se gjakut nga sistemi piramidal kriminel i SUDE-NANO-MEKSI-BERISHA-BODE-FULLANI -GJYQESOR.
    Ti rrisim e mos i vrasim femijet pastaj tu mesojme edhe gjuhe.
    Ambasadori amerikan te mbeshtese nismen e ti beje thirrje qeverrise qe perfaqeson te NGRIJE PASURITE e dala nga sistemi kriminal bankar shqipetar se bijen ere GJAKU.Te krijoje forcen me te huaj per ‘shpronesimin e shpronesuesve’.Te anullohet marveshja me FMN po qe se duhet te paguajme borxhin krimit e korrupsionit edhe pse nuk po hame 22 vjet.Parlamenti po nuk therret urgjent ne seance te hapur pergjegjesit e istitucioneve te sistemeve bankar e financiar te inkriminuar nuk perfaqeson me sovranin-

    Reply to this comment
  7. DRENICA E KUQE May 1, 10:18

    Po me duket paksa fyes dhe shume i reduktuar titulli i dhene ketu “Gjuhëtarët, letër Ramës:…” Do te tingellonte shume me mire, me fuqishem e me shqip: Shqiptaret, leter Rames (Shqiperise): Shqipja e njësuar standarde të merret në mbrojtje te shtetit shqiptar. Vetem nje qendrim i tille shqiptar na shpie perpara, na ben me te p[ergjegjshem dhe me te bashkuar rreth trungut tone te qendrueshem iliro-shqiptar!… Shqiperia, politikisht, gjuhesisht, shkencerisht dhe ushtarakisht duhet ta marre ne mbrojtje popullin shqiptar dhe te drejtat e tij, sikurse te drejtat e popujve te tjere, te garantuara nderkombetarisht. Nje duhet te jete Shqiperia: Shqiperi politike, gjuhesore, shkencore dhe ushtarake!… Por, standardi gjuhesor qendron mbi te gjitha standardet e tjera.

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  8. Idriz Tafa May 1, 10:24

    O Klaus!
    Mund të kesh mbaruar për letërsi, por kjo nuk do të thotë se e di “inventarin” e shkrimtarëve.
    Autor i librave me poezi “Jam unë ëndërrimtari”, “Këngët dhe ëndrrat e mia”, “Gjurmë malli”, “Në udhë lindi një këngë”, si dhe i librave “Faqe nga visari leksikor i Mirditës”, “Polemika për Kastriotët”, “Mirdita vatër e Dukagjinasve dhe Kastriotëve”, “Mendime kritike”, “Antikomunizëm apo antishqiptarizëm”.
    Po ju kujtoj zotëri i diplomuar për gjuhë shqipe (sic!), z. Preng Cub Lleshi ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, ku mbajti një kumtesë heretike, gjë për të cilën pati pasoja politike.
    Sot është me standardin.
    Nëse ju jeni diplomuar për gjuhë-lexim, duhet të komentoni idetë e letrës, të nënshkruar nga autoritete të gjuhësisë, dhe jo të bëni ironi.

    Reply to this comment
    • klaus May 1, 10:42

      Z. Idriz, une nuk merrem me letersine e inventarizuar, por njoh shume mire ata shkrimtare qe jane ne antologjine e letersise shqipe dhe autoret bashkekohore. Nuk kam asgje me personin ne fjale, madje do ishte cudi perderisa nuk e njoh fare. Thjesht me beri pershtypje emri i tij, sepse mu duk se stononte pak me kalibrin e gjuhetareve te nderuar, nje pjese ish-profesore te mite, qe kane nenshkruar letren.

      Reply to this comment
  9. Ana May 1, 11:15

    Kur duan te shkatrrojne indetitetin e nje kombi,sulmojne gjuhen dhe historine e tij.Me historine e popullit shqiptar eshte luajtur shume here,duke e interpretuar ate sipas deshires se njerit apo tjetrit.Ka vite qe po sulmohet ne menyre te vazhdueshme edhe gjuha shqipe,qe eshte shtylla kryesore e indetitetit te kombit shqiptar.Eshte per te ardhur keq qe disa te ashtuquajtur gjuhetare po neperkembin punen kolosale te themelueseve te gjuhes shqipe si Cabej,Domi,Kastrati e albanologeve te tjere brenda e jashte vendit.Askush nuk e ka penguar zhvillimin e dialekteve ne te folur e shkruar,por te cenosh gjuihen e njesuar kombetare,apo standartin e gjuhes shqipe te miratuar ne kongresin e drejtshkrimin, nuk eshte vetem mekat por veprimtari shkatrruese ndaj ketij vendi.Jam dakord me nje nga komentuesit e meparshem qe ne kete leter mos quhen 2O gjuhetare apo shkrimtare por mijra e mijra shqiptare.Kerkesa e dyre me duket shume e drejte dhe qe duhet marre menjehere ne konsiderate nga shteti.

    Reply to this comment
  10. gimi May 1, 11:32

    Shqetesimi i gjuhtareve, shkrimtareve dhe historianeve qe kane shkruar kete leter Edi Rames, me duket me se i drejte. Por me habit fakti qe i drejtohen Edi Rames, i cili dikur, para disa muajve, foli se do te vendoste edhe redaktore gjuhe neper dikasteret shteterore dhe pastaj as qe i shkoi nder mend. Kesaj i thone ; Fjalet e mira dhe gurret ne traste. Madje eshte po ky Edi Rama qe shetitores qe pergatiti aq mire ne qender te Tiranes i vuri emerin ne gjuhen italiane: Pedonalia. Te njejten gje beri edhe ne Vlore, qe shetitores qe mendohet te behet ne buze te ujit, i thirri perseri italisht, por nuk e shkruaj dot qarte, se nuk e marr mire vesh italisten, por me duket sikur i tha: Lungostrugovlora.
    Keshtu qe adresen zoterinjte e letres e kane gabim. Le te gjejne kishe tjeter per t’u falur.

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi May 1, 12:17

    I bashkohem zerit të ketyre profesoreve,botuesve e gjuhetareve te shqiptarizmit. Nje komb,nje gjuhe standarte. Te tjerat na percajnë. Ju sherbejne armiqve te shqiptareve!?

    Reply to this comment
  12. moçalor + terùn + redneck = jugor May 1, 13:21

    opsss! moçaloret dojne te ruejne gjuhen moçalore. gjuhetaret moçalor vazhdojne akoma me mentalitetin komunist me mentalitetin e koleres se kuqe
    ju moçaloret atje mposhte rueni gjuhen e injorances moçalore, gjuhen e Enverit, Kadriut, Prokopit, Fatosit, Lenkes, e shume shum moçalorve te tjere, kurse ne verioret e shqipnise po ruejme gjuhen e Fishtes, Mjedes, Koliqit, Camajt. Migjenit, e shume e shum gjuhetarve e atdhtarve shqiptare

    Reply to this comment
    • mergimtari fv May 1, 15:32

      Alpin ka..i !!!! po mire mor çun gjithe jeten kete rol do mbash ? gjithe jeten duke shkerdhyer muhabetin ? po te them se po u ulen me nje ode burrash baba jot e i imi duan terxhuman per tu marre vesh me dialektin e te dyve , gjuha letrare eshte nje zgjidhje per te gjithe kombin shqiptar nga Vranja deri ne Preveze miku im .

      Reply to this comment
    • shpellari of fridem May 1, 15:58

      S’ke ç’ti bësh….Kështu ka për të qënë sot dhe mot…..Plasni nga inati ju pasardhësit e Cubel Ndrecës…..Hhahhaaaahhahhhaahaha

      Reply to this comment
    • Albi May 2, 11:22

      shoku ti qenke kokrra e injorantit, se edhe epiteti i antishqiptarit, eshte shume per ty. Ti as pasi te lash gojen, nuk mund te permendesh emra si Migjeni, Fishta, Mjeda, Koliqi e Camaj, se je vite drite larg tyre dhe larg asaj qe ata perfaqesojne dhe je shume deshtak qe mendon se ata kane nevoje per “promovimin” qe i bejne njerezit e kallepit tend!

      Reply to this comment
  13. arta May 1, 13:34

    Më në fund dikush që mendon për gjuhën tonë të bukur. Standarti duhet ruajtur e zhvilluar, jo të zëvëndësohet me tjetër. Me sa duket qëllimi është i mbrapshtë i atyre që kërkojnë t’i vënë vizën gjuhës standarte. Është arritja më e madhe dhe që ende na mban bashkë. Edhe unë jam e lindur në veri të Shqipërisë por nuk pranoj të më mohojnë gjuhën që mësova, gjuhën që u rrita, studjova dhe që më bën të ndjehem krenare që jam shqiptare. Atë që s’e arritën të huajt, kërkojnë ta bëjnë disa të ashtuquajtur akademikë, nga të cilët mblidhen me eskavator sot atje ku flitet shqip, por: NUK DO JA ARRINI SE ENDE S’KANË VDEKUR SHQIPTARËT QË IDENTITETIN E TYRE E LIDHIN FORT ME GJUHËN E NJEHSUAR.

    Reply to this comment
  14. Mark uk May 1, 14:05

    shpellari of fridem:Paci fatin e Mehmet Shehut si e pati me 18 dhjetor te vitit 1981.

    Reply to this comment
    • shpellari of fridem May 1, 16:02

      Unë mund të kem fatin e Mehmet Shehut…Nuk i dihet asaj…..Por një gjë është dhe do mbetet e sigurtë…..Ti ç’do ditë do biesh për të fjetur “malok” dhe do zgjohesh “malok”…Ta gëzosh statusin personal……

      Reply to this comment
  15. P.A.B May 1, 15:44

    Mire bejne, por…kush ta beje?


    Ne kohen e Seutonius 60% e “edukatoreve me te shquar” ishin Skllever.
    Ne Shq. ky numer sot shkon ne 98.5%.


    [Skllever kane qene 12 ne 20 gramatikanet qe bene “De Illustribus Grammaticis”]

    Reply to this comment
  16. Taullahu May 1, 16:31

    Po mendja e ndricuar Fatmir alias Fate fon Ka..nina c’mendim ka per kete teme….

    Reply to this comment
  17. Daullja May 2, 10:14

    Dikur gjuhen shqipe e luftonte turku, greku, serbi e gjithe armiqte tane shekullor. Per turpin tone, sot e luftojne, madje me shume egersi, vet shqiptaret. Sado e dhimbeshme qe te duket, kjo rrefen me se mirki se sa i bgatshem eshte ky komb per te hedhur hapin vendimtar drejt bashkimit, i cili (me kete agresivetet ndaj gjuhes) do ishte me katastrofali. Prandaj dy akademite shqiptare ne Tirane e Prishtine duhen shkrire si institucione te turpsheme te kombit.

    Reply to this comment
  18. redi sheheri May 2, 18:21

    Ky debat me kujton perrallen e dhaskalices,qe i thoshte te bijes se dhespotit:-Sikur ta vrasesh tet eme dhe te me kesh mua nene,si do te mbaja une ty!Budallacka e vrau te emen dhe e pa se c`hoq prej dhaskalices!
    Te vrasesh arritjen me te madhe te kombit shqiptar,gjuhen letrare kombetare,vendosur ne kongresin e drejtshkrimit te vitit 1972,eshte pak ta quash antikombetare.Mendoni sikur tekstet shkollore,shtypi,letersia te shkruheshin ne zhargonin e urryer te gjysepines,ne malokarcen e sals?Te ktheheshin per reformim gjuhesor kryeveprat e letersise boterore te perkthyer nga mjeshtrit e medhej,Kokona,caci,Kuteli,Poradeci,Shvarc,Evangjeli etj.Gjuhetaret e nderuar kane te drejte ne shqetesimin e tyre ,qe duhet bere problem kombetar.

    Reply to this comment
  19. Lexuesi. May 2, 21:58

    Injorantet dine çdo gje sepse nuk dine asgje.Gjithe popujt e qyteteruar kane unifikuar nga dialektet dhe moria e te folmeve qe perdorin nje standard te gjithepranuar te komunikimit publik, te administrates dhe te teksteve shkollore,qe i prine zhvillimit te vazhdueshem gjuhesor te shoqerise, i mbeshtetur mbi parimet fonetike-morfologjike te vete gjuhes dhe fjaleve “normative” me te perdoreshme, me te kuptueshme te saj.Gjuha eshte nje proces evoluimi i panderprere, disa fjale te saj vjeterohen, menjanohen, futen ne arkiven leksikore si “arkaizma”, fjale te tjera te reja lindin prej brumit te saj, hyjne prej gjuheve te tjera bashke me konceptet e objektet qe emertojne.Rezoluta e Kongresit te drejtshkrimit,1972 ka shtruar nevojen e ndjekjes se ketij evoluimi dhe drejtimin qe kane marre disa zgjidhje qe i jane lene kohes ne vazhdim si “dublante alternative”.Standardi qe vendosi Kongresi i drejtshkrimit nuk ishte nje marreveshje rrethanash jashte gjuhesore,siç duan ta perdorin mediokrit skeptike, keqdashesit fanatike dhe injorantet politike,por ishte nje gjetje pas kerkimeve te gjata e te thella shkrncore prej studiesve kompetente nder me te miret qe kishte asokohe Shqiperia Kosova e Diaspora. Kthimi prapa eshte nje konvulsion merie qe ka injoranca, e cila mendon se standardi duhet te dominohet nga sasia e folesve dhe siperfaqja, meqenese nuk e di qe zhvillimi u pengua gjate pushtimit osman andej nga nisi dhe u aktivizua ne anen tjeter.Ne shoqerite e Sofjes, Bukureshtit, Stambollit e arberesheve beri disa hapa para,qe sollen gjuhen e shkruar, e cila i afron te folmet,kjo u ndihmua nga shkollat e para qe ua kishte hapur rrugen abetarja.Perpjekjet e disa gjuhetareve diletante qe i beri politika profesioniste akademike si ato juristet e plepave, me shume se nga arsyet shkencore priren nga shtysat e veta te mentaliteteve primitive, krahinore, qe politika i drejton edhe me fort nga urrejtja per t’u rikthyer tek kultet fisnore te vjetra.. Letra e atyre personaliteteve te dijes eshte thirrje per te bere perpara duke u mbeshtetur tek e verteta.Persa i takon te respektuarit, publicistit, poetit, gjuhetarit Preng Cub Lleshi qe dikush nuk e njeh se nuk eshte ne antologjine letrare te fakultetit,eshte ai qe provoi dhunen e tiranise prej jokonformizmit te intelektualit dhe mund ta gjeje ai shkollari ne botimin “Kongresi i drejtshkrimit vell.ll fq 643 ,ku eshte permbledhur diskutimi i tij mbi disa trajta emerore, mbiemerore dhe te pashtjelluara foljore.Do te ishte mire qe njeriu te fliste per ate qe dinte dhe kotsekoti te mos shkarraviste!

    Reply to this comment
  20. gjuhellpaqenet politik May 3, 13:28

    keta qe kane bere letren drejtuar Edi Rama jane parazitet e institucioneve gjuhesore shqiptare qe ushqehen qyl me taksat tona, asnje prej tyre nuk ka guxuar te thote te vertetn per gjuhen shqipe dhe pse nuk ia drejtuan letren saliut apo tani doli shqetsimi per gjuhen shqipe. Po te lexosh letren e ketyre pordhprofesoreve parazit, ne tekstin e shkruar prej tyre gjen 276 gabime gjuhesore esenciale qe quhen deformime sintaksore e drejtshkimore. O gazeta DITA jepjani kete leter nje mesuesi gjuhe te shkolles 9 vjecare dhe i zbulon gabimet e tyre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim