Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

April 15, 2018 21:55

Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

 

Zgjedhjet Presidenciale në Mal të Zi janë mbyllur në orën 20:00, teksa mediat lokale njoftojnë se pjesëmarrja ka qenë 64%.

Rezultatet paraprake nxjerrin fitues liderin veteran, Milo Gjukanoviç me 55,9% të votave, ka bërë të ditur Qendra për Monitorim dhe Kërkim (CeMi).

Sipas kësaj qendre nuk do të ketë raund të ri të zgjedhjeve pasi fitues tanimë është Gjukanoviç.

Biznismeni, Mlladen Bojaniç, i mbështetur nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe disa grupe pro-ruse ka fituar 34.1 përqind

Për Gjukanoviç kanë votuar edhe shqiptarët. Analistët shqiptarë në Ulqin thonë se kjo është zgjidhja për të shpëtuar jo vetëm shqiptarët, por gjithë politikën e rajonit.

Këto votime janë cilësuar vendimtare për Malin e Zi, lidhur me atë nëse do të vazhdojë rrugën Perëndimore për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo do të kthehet mbrapa në orbitën e Rusisë.

l.h/ dita

April 15, 2018 21:55
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu April 16, 01:19

    Hallall i qofte u mor me cdo lloj kontrobande droge e cigare e gjemb ne kembe nuk i hyri.
    Pale kur thone qe Balil Koqja nga saranda eshte Eskobari i Ballkanit, ky po eshte Eskobari por kur i leverdis Europes Kurbes plake dhe Amerikes quhesh njeri i mire si Bosi i Mafies ne Mal te Zi sterre, Gjykanovic. ‘
    T’a gezosh vella , forcoje me shume rrjetin e merimanges se narko-trafikut, bej tregeti vetem me BE se mos u del nga fjala, he me pac uraten.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*