Gjuriç: Mitrovica me rëndësi strategjike për Serbinë

November 5, 2015 13:12

Gjuriç: Mitrovica me rëndësi strategjike për Serbinë

“Shteti i Serbisë do të punojë për ekzistencën dhe përmirësimin e jetesës në gjithë territorin e Kosovës, e investime të posaçme do të ketë në Mitrovicën (e Kosovës). Nuk është rastësishme që ky qytet ka rëndësi strategjike, pasi ai është i vetmi mes urban i ruajtur nga lufta”. 

Kështu, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili dje në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, ka dhënë çelësat për banesa të familjeve me nevoja sociale, e më pas në Suhodoll ka dorëzuar 3 mijë kg farë gruri e pleh artificial për mbjellje vjeshtore, transmeton gazeta e Beogradit “Politika”.

“Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit të këtij qyteti, sepse ai duhet të jetë qytet i bukur dhe i sigurt pa marrë para sysh kombin”, ka thënë Gjuriç.  Ai ka shtuar se vjet Serbia në territorin e Kosovës ka ndërtuar 100 banesa për çifte me fëmijë, shumica nga të cilët në Mitrovicën veriore.

November 5, 2015 13:12
Komento

5 Komente

  1. Arben November 5, 13:32

    MITROVICA = SHQIPERI

    Reply to this comment
  2. Po,Po November 5, 15:13

    Ne se per Serbine Mitrovica na qenka me rendesi strategjike,per Kosovem,kjo pjese e territorit te saj…ESHTE JETIKE .

    Reply to this comment
  3. Selvia November 5, 15:42

    Mark(o) Gjuri(ç) = Mark Gjura

    Reply to this comment
  4. bobo November 5, 16:06

    Kosova dhe Mitrovica,jane zemra e shqiperise.

    Reply to this comment
  5. DRENICA E KUQE November 5, 20:57

    Nishi me rendesi strategjike per Shqiperine Etnike, deri ne Danub. Shqiperia do behet SHQIPERI!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*