Gjuriç: Serbët në Kosovë nuk do ta shpallin autonominë

August 3, 2018 22:46

Gjuriç: Serbët në Kosovë nuk do ta shpallin autonominë

 

“Askush nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarr asgjë që do të sillte reagim të shqiptarëve apo të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që kundër serbëve të ndërmerr ndonjë aksion”.

Këtë e ka thënë sonte i ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Ai në ditarin e RTS-it ka thënë se qytetarët në Kosovë e kanë pranuar mesazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili i ka ftuar serbët që “mos të bien në provokime të shqiptarëve”.

Askush nga serbët në Kosovë nuk do të ndërmarrë asgjë, as lidhur me Asociacioni e as diçka tjetër që do të nxiste përgjigje të shqiptarëve dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrin aksion kundër tyre”, ka thënë Gjuriç.

Sipas tij, në fushatën dizinformuese për Kosovën po marrin pjesë edhe disa përfaqësues minor të serbëve nga Kosova dhe këtë po e bëjnë, sipas Gjuriçit, drejtpërdrejt për llogari të Prishtinës.

“Sipas njohurive tona ata (serbët e përmendur më lartë) po punojnë edhe për shtete të huaja, flasin për skenarë të përleshjeve të paracaktuara. Këto tregime duhet t’ju krijojnë alibi shqiptarëve”, ka thënë Gjuriç.

Sipas tij, serbët nuk kanë arsye të brengosen.

“Ata të cilët po përhapin dizinformata nuk po punojnë në interes të shtetit tonë, por në interes të Prishtinës”, ka përsëritur ai, duke aluduar në deklaratat e kryemurgut serb të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç i cili ka thënë se më 5 gusht serbët pritet të shpallin autonominë dhe më pas do të ndërhyjë Prishtina me forcat e armatosura.

a.s/dita

August 3, 2018 22:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*