Gjuriçit i ndalohet hyrja në Kosovë

April 15, 2016 17:52

Gjuriçit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka marrë vendim për t’ia ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen në Kosovë Marko Gjuriçit, drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Selimi ka konfirmuar përmes telefonit për Top Channel se, këtë vendim e ka marrë pasi zyrtari serb është futur të premten në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, pasi nuk i ishte dhënë leja nga autoritetet e Prishtinës.

Ai tha se, Gjuriç kishte kërkuar leje për hyrje në Kosovë vetëm disa orë para planifikimit të vizitës, që bie në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon se serbët duhet të kërkojnë leje në Prishtinë së paku 24 orë para vizitës.

Selimi tha se, pas këtij vendimi, u mbetet autoriteteve të sigurisë që të veprojnë, ndërkohë Top Channel ka mësuar se policia ka marrë urdhër për arrestimin e Gjuriçit, nëse ai gjendet brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë, të premten gjatë ditës, Qeveria e Kosovës ka marrë edhe një tjetër vendim, që nga e hëna ua ndalon serbëve të Kosovës përdorimin e letërnjoftimeve, të cilat ua kishin lëshuar strukturat paralele në Kosovë.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri tha se, asnjë qytetar serb i Kosovës, nga data 18 prill nuk mund të përdorë letërnjoftime të lëshuara nga strukturat ilegale serbe në Kosovë, e për këtë ajo tha se e kanë njoftuar edhe Bashkimin Europian.

April 15, 2016 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*