Zgjedhjet në Dibër, Gjykata rrëzon PS

August 9, 2016 11:25

Zgjedhjet në Dibër, Gjykata rrëzon PS

Gjykata Administrative me nëpërmjet një vendimi të marrë dje ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Socialiste për pezullimin e dekretit të Presidentit, për zgjedhjet në Dibër.

Sipas këtij vendimi argumentohet nëpërmjet dy pikave, edhe arsyet e këtij refuzimi. Sipas pikës 1, gjykata administrative jep vendime jopërfundimtare vetëm në rastin e mospranimit të padisë dhe të pushimit të gjykimit.

Kurse arsyeja e dytë është ajo që, gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj. Për këto kjo gjykatë ka vendosur dje rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste për të pezulluar dekretin e presidentit Nishani, për ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie në Dibër.

Partia Socialiste e bëri këtë padi e bazuar në nenet 108 dhe 111 të Kodit të Procedurës Administrative, duke kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë absolute dhe pezullimin e efektit të dekretit të Nishanit.

Sipas PS-së shpallja e datës së zgjedhjeve për Bashkinë e Dibrës para se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të publikohet në Fletoren Zyrtare, shkel Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor gjithashtu.

Por duke qenë se bëhet fjalë për pushtet vendor, akti merr vlere administrative. Presidenti me dekretin e tij të 2 gushtit, pretendohej nga PS, ka shkelur nenin 132, pika 2, të Kushtetutës dhe nenin 10 të kodit zgjedhor.

Presidenti përcaktoi 11 shatorin për zgjedhjet në Dibër pasi në 1 gusht Gjykata Kushtetuese e quajti të vlefshme procedurën e ndjekur nga qeveria, për shkarkimin e Shukri Xhelilit.

 

 

 

August 9, 2016 11:25
Komento

2 Komente

  1. info analitike August 9, 12:06

    “gjykata vendos mospranimin e padisë, kur padia nuk plotëson kushtet formale të paraqitjes së saj”
    Me nje fjale keta “ekspertet” e rilindjoteve nuk dine te ngrene as nje padi.
    Amani bre shoke po merrni ndonje nga keta ekspertet komentues qe kane nje pergatitje te shkelqyer nga ana juridike.

    Reply to this comment
  2. Mark uk August 9, 21:41

    Asht mbush me njers militant kjo parti,taman sikur ishin pa ndrruar emrin qe e merrte nga fusha dhe bante minister sic ka ndodh me Muho Asllanin nga karrocier e beri antater te byros politike.Apo Pali Misken nga sharrtar dhe beri sic e dime ne qe e kemi jetuar.Po Lenka Cukon nga kooperativiste e beri ministre.Po e keqja eshte se militaruc ka kudo ne te gjitha dikasteret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*