Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS

July 17, 2019 14:22

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, teksa në shumicën e bashkive gjykatat e vendeve përkatëse kanë pranuar mandatin e kryebashkiakëve të rinj të PS, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Gjykatën e Durrësit.

Kjo e fundit ka surprizuar ditën e sotme me vendimin për të mos pranuar mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë ët 30 qershorit, Valbona Sako.

Kjo e fundit u shpall fituese më 30 qershor, teksa përballë kishte vetëm kandidaten e Bindjes Demokratike, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Sako kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative.

Në vendimin e saj, gjykata e Durrësit ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit.

Në mjediset politike dhe të medias qarkullonin prej ditësh zëra se BD u fut me urgjencë në proces bazuar tek një pakt jopublik me mazhorancën për të legjitimuar një prani opozite në 30 qershor.

Sipas këtyre zërave, bashkitë e fituara të gjitha pa garë do kenë nënkryetarë nga BD, partia e Astrit Patozit, një nga të lënët jashtë PD prej Bashës, bashkë me Topallin, e cila gjithashtu është në një flirt thuajse të hapur me mazhorancën, madje kryeministri e quan në mënyrë të përsëritur “autoritet”.

 

 

b.b/dita

July 17, 2019 14:22
Komento

14 Komente

  1. X July 17, 14:26

    U hap perseri loja, gjusherit duhet te perballen ne perseritje.

    Reply to this comment
    • Glaukias July 17, 15:34

      Gjyqtarja që vendosi : Mimoza Margjeka. Vendlindja : Bujan, Tropojë.
      Nuk ka kaluar akoma vetingun por besoj se pas këtij vendimi do dorëhiqet. Kjo ishte gjyqtarja që bënte seanca gjyqësore kur sistemi TIMS e tregonte jashtë shtetit. Ja një pjesë nga vendimet e KLD së atyre viteve : ” ka nisur procedimi disiplinor, pasi dyshohet se ka kryer procese gjyqësore, ndërkohë që rezulton se ajo nuk ka qenë në Shqipëri. Nga verifikimet në sistemin TIMS ka rezultuar se ajo ndodhej jashtë vendit, kur shënohej se kishte kryer seanca gjyqësore.”

      Reply to this comment
  2. Salamandra July 17, 14:40

    Shteti Zuluve

    Reply to this comment
  3. Feniks July 17, 14:43

    Ha ha ha ha haaaaaaa,cfare gjykatash!
    Nuk bejme celebrimin e ciftit per martese sepse xhaxhai i nuses nuk ka marre ne pjese ne kete ceremoni!
    Ne se Bindja eshte rregjistruar pas afatit,shkeles quhewt KQZ dhe ZAZ qe e ka regjisteruar,pra Bindja quhet e pa ligjeshme e jo te tjeret!
    Ne cfare ligji dhe Kodi zgjedhor eshte mbeshtetur ky vendim gjyqesor?
    Per gjyqtaret e Vetingut,ky vendim eshte nje prove konkrete qe ata duhet te perjashtohen nga drejtesia!

    Reply to this comment
  4. Shefqet Cela July 17, 15:05

    Nik jam ekspert zgjedhjesh por një vendim të tillë të gjykatës e përshëndes për faktin që vebdosi “kundëyr rrymës”.
    Do të ishte mirë që të bëhej rivotim brënda dy javësh dhe jo më më 13 Tetor siç do presidenti partiak famëkeq.
    Ndryshe, do ta quaja gjykatën mafjoze dhe politike.

    Reply to this comment
    • Juristi July 17, 17:11

      O Ceco, nuk vendos Gjykata se kur behen zgjedhjet. Akoma se ke mesuar kete. Eshte Kodi Zgjedhor bible e zgjedhjeve. Arsyetimi i kesaj palogjyqtare e superpolitizuar ska te beje me fituesen. Edhe sikur Bindja Demokratike te jete rregjistruar jashte afatit nuk eshte ky objekti I gjykimit. Kjo trularaske trapojane eshte kamikaze e vendosur e cetes talebane Pedeiste dhe do te shkoje ne Gop te Arushes andej nga zbriti.

      Reply to this comment
  5. Dora e Mafiozit President dhe shpellarin eshte ne bveprim .Gjyqtaret e Plepave u ngjallen ? July 17, 15:19

    hahahahahahahahhaa

    hajde pleehra President jepiiiiiiiiiii

    me te gjitha mjetet kthejeni permbys Shqiperine

    si keni bo kto 30-vjet .

    per aq kohe sa ka ne krye Kaqolat ky Shtet !

    kta Gjyqtaret duhetn arrestuar testuar e hetuar se kush i ka urdheruar
    te prodhojn te tilla Skandale !!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. Dibrani July 17, 16:26

    Bravo gjykata per here te pare i theve nofullat gangsterave te qeveris.

    Tregoi kush eshte Boss,..

    Reply to this comment
  7. demo July 17, 16:34

    Banda Tropojes po vepron.
    Pasi gjeten shesh dhe bene pershesh neper qytetet tona ,bandat e Tropoijes ju versulen Drejtesise per te ligjeruar grabitjet e tokave dhe pronave.
    Kryemaloku i orientoi neper kurse plepash,kurse policie,kurse tatimoresh,deri sa kapen shtetin te gjithe dhe sot eshte veshtire te gjesh ministri dhe administyrata,pa kursantet e Berishes.Ata jane aty per te sabotuar shtetin.
    Shkuli mor Edi Rama,si shkuli Basha qytetaret e Tiranes nga Bashkia me vota te vjedhme.
    I ke harruar ato skena kur sejmeni i Bashes i kapte per flokesh zyrtaret e Bashkise?

    Reply to this comment
  8. Edi July 17, 20:21

    Bindja e Patozit eshte rregjistru jashte afatit. Sigurisht, ka pritur ta rregjistroje Rama. Ashtu sikur i rregjistroi dhe deputetet ne parlament. Ashtu si dhe i ka premtu postin e N\kryetareve te bashkive. Eshte opozite Patozi jo shaka. Me prokurim te drejtperdrejt nga Rama si ato tenderat…

    Reply to this comment
  9. kasem gahinji July 17, 20:31

    qendrimi i gjyqtares nuk mbeshtetet nr ligj.argumenti qe jep eshte politik,jo ligjor dhe jashte kontekstit te detyrimit te saj ligjor.ajo nuk jep mandat krte e jep kqz.ajo,pra gjukata e rrethit ,si te thuash,legalizon,noterizon mandatin e fituar.i mandatuari para gjukates nuk eshte “kandidat”,por i mandatuar si fitues.qe ne titull te shkrimit eshte trajtuar gabim.

    Reply to this comment
  10. ALBAN DEGA July 17, 20:35

    ME TUPANA VICIDOLI DHE DAULLE CEPANI!

    A e ka kaluar Vetingun kjo kamikazes e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit?
    Pyetja Nr. 2- Fituesja eshte kandidate e PS-se apo e Bindjes Demokratike ?
    Po te ishte e Bindjes Demokratike argumentimi edhe e kishte nje baze 50/50
    Duke qene ksndidate e PS vendim i ka si blaze urdherin e Saleh Karaxhicit dhe kamikazeve te tij ne drejtesi- kalbesine e SaLikekracise !
    – Edhe nese e ka kaluar vetingun kjo gjykatese dhe kushdo ka nenshkrim be vendim duhen shporrur me tupana Vicidoli dhe Saul le Cepani nga drejtesia shqiptare perjete.

    Reply to this comment
  11. Vezhguesi July 17, 20:49

    Kjo gjyqtare, Mimoza Margjeka, besoj ka vepruar me mend per veten e vet: Kur te vije vetingu, nese e perjashton nga radhet e gjyqesorit, ta kete gati: “Perjashtimi behet me baze politike.”

    Reply to this comment
  12. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 17, 21:14

    Vetem te jete e çmendur kjo gjyqtare qe thote se zgjedhjet kane qene te paligjeshme , kur asaj i dedikohet nga pikpamja formale konkretizimi i fituesit . Nuk e kuptoj çfare kurajo kane keto lloj bagetishe putana gjyqtare: merre me mend se çfare kane bere me popullin keto kerma. E kush e pyet ate se kur duhet te beheshin zgjedhjet?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim