Gjykata e Durrësit pushon çështjen “Veliera”

September 11, 2018 15:19

Gjykata e Durrësit pushon çështjen “Veliera”

Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen “Veliera” pas 13 seancash gjyqësore.

Herën e fundit, Gjykata kishte vendosur për rifillimin e punimeve pasi ndërtimi ishte ndaluar vetëm në zonën A.

Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e shekullit të 17.

Shoqëria civile ka kërkuar edhe dënimin e Vangjush Dakos për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike. Kjo akuzë nuk është marrë në konsideratë nga ana e gjykatës.

Pezullimi i punimeve në projektin Veliera është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017.

Sheshi i ri do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

o.j/dita

September 11, 2018 15:19
Komento

3 Komente

  1. kasem gahinji September 11, 16:03

    po si mund te denohet ?per c’arsye?se e zbuloi?shyqyriu civill ndenji rreth zjarrit te torra,ne hyrjete mejhanes torra dhe nuk protestoi per perdorimin jashte destinacionit te objektit.fare mire mund te behej pjese e muzeut te durresit.por me kohe ,shyqyrinjte civile e zaptuan per ta shfrytezuar si mejhane.kush perfiton nga kjo?e thoni dot emrin?kerkojani shyqyrinjve civile qe shkojne dhe eglendisen.mentaliteti toke e xanun nuk iu perket vetem te ardhurve,por edhe intelektualeve qe u qan zemra per trashegiine.

    Reply to this comment
  2. Dea September 11, 19:42

    Projekti me kot leke te hedhura ne beton do te ishte me mire nje lulishte dhe gjelberim se beton beton late name

    Reply to this comment
  3. info analitike September 11, 22:20

    Ore shyqyr qe po bejme vetting pa Gjushi le ti vere kazmen Durresit.
    Jo po se mos dale ndonje rilindjot e te na thote se drejtesia eshte e pavarur dhe kriepsikoja nuk ka gisht fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*