Është dënuar përjetë, Haga kundër ekstradimit: U përfshi politika

February 12, 2019 16:50

Është dënuar përjetë, Haga kundër ekstradimit: U përfshi politika

Biznesmeni Arben Frroku i dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit të të Drejtave të Njeriut në Hagë, aty ku Frroku kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze.

Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer.

Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj, Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit.

Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke.

Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.

Ndërsa burime për ReportTv bënë me dije se deri në një vendim për themelin e çështjes nga Strasburgu Arben Frroku do të qëndrojë në Holandë ku pas pak javësh pritet të rikthehet në liri.

o.j/dita

February 12, 2019 16:50
Komento

2 Komente

  1. Niku February 12, 19:59

    Edhe Haga paska nevoje per Veting!

    Reply to this comment
  2. info analitike February 13, 12:19

    Shoke ju kujtohet se kush e la te kaloje qete qete kufirin kete kriminelin me sistemin TIMS fikur? A ju kujtohet kush ishte minister i brendshem? Ky qe sot pretendon te rikthehet ne politike pasi e mbyti Shqiperine dhe Europen me droge.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*