Gjykata e Katanias lë në burg shefin e bandës Habilaj

November 2, 2017 15:43

Gjykata e Katanias lë në burg shefin e bandës Habilaj

 

Gjykata e Rivlerësimit e Katanias, 48 orë pas dëgjimit të pretendimeve të 6 nga të arrestuarve të të ashtuquajturës “Dosja Habilaj”, vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në burg.

Vendimi është depozituar rreth mesditës në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga tre gjyqtarët Iarato, Benanti dhe Catena.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre.

Provat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.

Tashmë të arrestuarit do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Katanias do të nisë përgatitjen e dosjes për dërgimin për gjykim të 12 pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë ndjekur e përgjuar për katër vite, ndërsa janë kapur 3.5 tonë hashash që ata trafikuan drejt Italisë.

Arrestimi i Habilajve në Siçili shkaktoi tërmet politik në Shqipëri.

Prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri, por mori leje vetëm për kontroll personal dhe banese.

November 2, 2017 15:43
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 2, 16:54

    Te shikohet mire se mos ata tre gjyqtaret e Katanias jane me origjine nga Tropoja.

    Reply to this comment
  2. shpatar November 2, 17:37

    Italjanet thone 3.5 ton hashish te trafikuar .Saliu dhe Lulushi 300 ton . Llogjika e te humburve .
    Me 3.5 ton nuk fitohen zgjedhjet mbasi nuk mjaftojne parate e fituara . Me 300 ton eshte llogjike qe ne zonat ku jane simpatizantet e Pd mund te kesh sukses .
    Per ceshtjen e blerjes se votave nuk kam ctu them 2B.Jane ata qe e shpiken kete formule dhe e aplikuan jo vetem brenda kufirit shqiptare por dhe me koqevar e maqedonasit te paisur me pasaporta shqiptare .Harruan se nje dite kjo formule do te punonte per kundershtaret.Jam i bindur se ne disa bastione te Pd jane hedhur para .Ja pra se cfare pjellin orekset e hajdutve dhe kriminelve kur nuk e meritojne ate mbeshtetje popullore ne zgjedhjet e pergjithshme elektorale .Elektorati i Pd eshte mesuar, nga keta Karagjoze 2 B, te ushqehet me cfardo ushqimi vetem qe ata te perfitojne.Se kane per gje ta hedhin voten atje ku cukisin .
    Mbylleni gojen dhe mendoni si do ti blini perseri ne 2021 se skini shance te hypni ndonjehere ne pushtet . Do kini a s’do kini para keto jane ceshtje tuajat .
    Rama ska nevoje te bleje elektoratin e Majte .Ai eshte solid dhe nuk bie aq poshte sa te shesin lekuren per 50 euro.Te Majtet ,pra populli i majte nuk ju shikon dot me sy qysh nga 97 .Harrove Sali Beu qe vlonjatet istaluan fshirse xhami ne televizore per te fshire peshtymat kur ti dilje ne ekran .Kjo shpikje mori dhen e Pd sot ka mbete me gjishte ne goje .
    Keq me vjen me keta te LSI. Treguan qe jane pa fytyre .E kthejne sumen nga ju shkon per shtat .U bashkuan perseri me Pd qe te shpresojne se nje dite do te hypin ne maje te plehut.Meta e gjeti folen e tij . 5 vjet te garantuara ne se nuk e nxjerr jashte loje Vettingu.Monika si do tja beje dhe debili Vasiliqi me shoket qe jane hedhur ne sulm kunder Rames .Keta budallenje, te tipit pordhe me rigon, nuk kuptojne nje gje .Populli si dhe ai i LSI do tu kthej krahet per derisa peshtyjne ne gojen e 2 B. Se cdo te ndodhi me keta dihet . Ose do rrenxohet Monika e te ngrihet nje strukture e LSI me kompakte ose do te shkrihet me Ps kur ne te hyjme ne Evrope .
    Mos u merrni me te shpikni alibira per keto dy forca politike. Nje gje eshte e sigurt .Pd do te rrudhoset vit pas viti deri sa ti hapet rruga liderve real te se djathtes ne Shqiperi.Fundi i viteve 2021 e gjen Shqiperine ne nje platforme te re politike .Asnje nga keta qe birbilosin sot, bejne moral e politike ,nuk ka jete . Largohen nga skena politike .Nje brez i ri me konceptin e atdhedashurise do te vije ne politike dhe do te thellojne Reformat qe Shqiperia te kapi standartet e jetese si shume vende Evropjane. Shqiptaret e viteve pas 2025 do te jene me krenar per vendin e tyre .Saliu ka ngordhur Basha do tehiqet zvarre neper gjyqe, Meta si ta kete fatin por jo sic eshte sot dhe Rama e ka thene qe do te largohet nga politika e do te merret me dizenjimin e veshjeve per brezat e rinje.
    Kaq duhet te kuptoni e mos harxhioni kohen te mereni me gjera pa vlere .Jeta eshte me te papritura.Ajo thenja :Olimbi jeta eshte para, kete shume pak po e zbatojne, se ka qene ne duarte e politikanve kanibaliste e te shitur .Rrezoje e ndeshkoje qe dhe ti te jetosh e te kesh lumturi brezash sic kane qytetaret e Evropes .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*