Gjykata e Lartë harron dosjen e 21 Janarit

October 28, 2015 13:18

Gjykata e Lartë harron dosjen e 21 Janarit

Dy vjet më parë, më 28 dhjetor 2013. Gjykata e Lartë hodhi një short dhe përcaktoi gjykatësin Edmond Islamaj si relator për të shqyrtuar rekursin e Prokurorisë mbi vendimin e gjykatës së Apelit për dënimin e dy ish-anëtarëve të Gardës së Republikës për vrasjen e dy nga katër viktimat e protestës së dhunshme të Partisë Socialiste, në 21 janar të vitit 2011. Por edhe pse sot (28 tetor 2015) bëhen dy vjet nga përcaktimi i relatorit, Gjykata e Lartë nuk ka caktuar ende një datë për marrjen e çështjes në shqyrtim.

Relatori i dosjes, Edmond Ismaili refuzoi të përgjigjet ndaj pyetjes së BIRN se pse Gjykatës po i kërkohet kaq shumë kohë për marrjen e çështjes në shqyrtim dhe as se kur mund të merret vendimi për përcaktimin e datës së marrjes në shqyrtim.

Proceset gjyqësore në Gjykatën e Lartë vonohen zakonisht për vite më radhë për shkak të numrit të lartë të vendimeve që paraqiten në këtë gjykatë për shqyrtim, por gjithsesi, gjykata i ka instrumentet ligjore në dispozicion që të zbatojë procedurë të përshpejtuar për çështje të caktuara.

Sipas manualit të punës të Gjykatës së Lartë, “në raste të veçanta, edhe brenda të njëjtës kategori çështjesh, duke pasur parasysh vetë specifikën e saj, gjyqtari relator mund t`i propozojë trupit gjykues shqyrtimin e çështjes në mënyrë të përshpejtuar”. As gjykata dhe as relatori nuk pranuan të komentojnë se për çfarë arsyeje nuk është marrë parasysh kërkesa e familjarëve të viktimave të 21 janarit për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të çështjes.

Në protestën e 21 janarit 2011 në Tiranë, mbështetësit e Partisë Socialiste u përleshën me forcat policore dhe me Gardën e Republikës në selinë e kryeministrit për orë të tëra, ndërsa Garda e Republikës hapi zjarr, gjë që solli vdekjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda,  Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Prokuroria kërkoi në atë kohë ekspertizë ndërkombëtare dhe arrestoi gardistin Agim Llupo më 14 shkurt 2011. Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria urdhëroi në janar 2012 tre arrestime të tjera, atë të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, oficerit Margarit Kume dhe ish drejtorit të teknologjisë së informacionit në kryeministri Armando Kasaj. Prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Prendin dhe 25 vjet burg për Llupon. Për të dy të akuzuarit e tjerë rënduan akuza më të lehta, por u shpallën të pafajshëm.

Gjykata e faktit i hodhi poshtë akuzat e prokurorisë, ndërsa gjykata e Apelit hodhi poshtë akuzën e vrasjes me dashje në rrethana rënduese dhe dënoi Prendin dhe Llupon me gjithsej 4 vjet burg për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Lartë duke kërkuar sërish dënimin për vrasje me dashje.

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, familjarët e viktimave kërkuan rihapjen e hetimeve ndërsa Parlamenti Europian i bëri thirrje autoriteteve shqiptare “që procesi për të dhënë drejtësi për viktimat e ngjarjeve të 21 janarit 2011 të vazhdojë pa vonesa të panevojshme.”

Kryeministri Edi Rama premtoi se do të punojë për rivendosjen e drejtësisë në përvjetorin e katërt të vrasjeve më 21 janar 2014.

“Me familjarët e 21 janarit. Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë. Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!” –shkroi Rama në tëitter.

Por pavarësisht kësaj asgjë nuk ka lëvizur.

Vrasja e Aleks Nikës ka mbetur pa autor pasi Prokuroria nuk ka qenë në gjendje të identifikojë dinamikën e vdekjes së tij dhe gjurmës. Mark Nika, xhaxhai i Aleksit thotë se është ende në pritje.

Nga Prokuroria është njoftuar për  pushimin e hetimeve  të vrasjes së Aleksit. Megjithëse zyrtarisht prokuroria thotë se ka ridërguar dosjen për hetime të mëtejshme në Policinë e Shtetit, 60 vjeçari thotë se ndihet i harruar nga politika për zbardhjen e kësaj ngjarje.

“Ndihemi të braktisur nga politika, veçanërisht nga Partia Socialiste e cila ka premtuar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe se kush e vrau Aleksin. Për ne është poshtëruese alibia e deklaruar se kjo çështje do zbardhet me reformën në drejtësi apo atë Kushtetuese”- i tha BIRN Mark Nika.

“I bëjmë thirrje drejtësis të mos mbaj peng këtë dosje  pasi ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kërkesat për zbardhjen e ngjarjes,” vijoi ai./BIRN

October 28, 2015 13:18
Komento

11 Komente

  1. geg hyseni October 28, 14:16

    Eeeeh..sa e dhimbeshme dhe sa e turpeshme…!

    Reply to this comment
  2. i ri October 28, 15:45

    Mos ,ju lutemi , mos e zgjoni nga gjumi Edi Ramen,,,,,se po te doje ai e con
    dosjen me njehere tek Gjin gjoni.e …….zgjidhet problemi nje here e mire.

    Reply to this comment
  3. fteri October 28, 15:52

    patem besim se Partia socialiste me ardhjen ne pushtet do te vinte para ligjit kriminelet qe vrane me 21 janare.dhe ne gerdec ,por te gjithe derrat nje turi paskan …..kjo eshte fatkeqesi dhe krim i ngritur ne linje shtetrore .

    Reply to this comment
  4. Hurma Arabie. October 28, 16:18

    Nuk eshte vetem ky rast, kudo qe ka gisht Sali Berisha asnje ngjarje, vdekje apo pushkatim nuk eshte zbardhur e nuk do te zbardhen kurre. HARROJENI Drejtesine familjaret e viktimave dhe te tjeret si ajo e familjes se Ramzi Hoxhes duhet te bejne vetegjyqesi, ne rruge te lire i keni nga nipat, mbasat, femijet dhe ata vete, fillojeni me familjen mafioze Berisha e me rradhe.

    Reply to this comment
  5. ZARELI October 28, 16:30

    NJE pyetje per z. RAMA ; Kur ishje ne opozit na rrahe gjoksin sa e bere grop qe kur te vije ti ne pushtet do qe nje nga prioritetet e tua zbardhja e 21JANARIT Tani pas 2 vjetve bere nje vere ne uje cfar pergjigje do na japesh ? Me sa duket ti je nje frikacak qe ke frik nga ata qe e bene 21 janarin sepse ata te rrahen sa te bene per ne spital para 20 vjetesh para 5 vjetesh te ofenduan dhe shane publikisht aq sa nuk eshte ofenduar njeri ne shqiperi

    Reply to this comment
  6. x October 28, 16:34

    BRAVOOOOOOO PARTIA SOCIALISTEEEEEEE. ATYRE QE U VRANE I VRATE PER SE DYTI, VENDOSET NGA NJE LLAMARINE NE BULAVARD ( ide gjeniale??????) QE CDO DITE I SHTYP ME PRAPANICAT NE SEDILIEJN E MAKINES SALI BERISHA, LUL BASHA E KOMPANIA E VRASESVE. BRAVO,BRAVO,BRAVO TE TE RROJE DHIMOKRACIA O SHQIPERIA JONE TASHMA NE AGONI, NE SE NUK KE NGORDHUR AKOMA

    Reply to this comment
  7. LORA October 28, 17:11

    BIRN dezinformon ;
    1-duke thene qe protesta e 21 Janarit 2011 ishte e dhunshme,,,,ne fakt ajo eshte demostrata me e madhe e bere deri me sot ne Shqiperi ,ku dhuna ishte vetem e pushtetit mbi demostruesit.
    2-duke thene qe mbeshtetesit e PS u perleshen me Garden e Republikes,,,,,aspak e vertete, ,pretorianet e Gardes ishin pas kangjellave e nuk I preku askush.
    Per axhen e Aleks Nikes dhe familjaret e tjere te Burrave te pushkatuar ate dite ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”,dua te them se ndeshkimit te pameshirshem te autoreve te kesaj masakre nuk mund t’i shkohet me korporaten kriminale “gjin gjoni”,,,,.madje do te ishte nje pune e pafalshme po te kerkohej prej tyre.
    Une jam e bindur per drejtesine qe do te vendose procesi I vertete I gjykimit te urdheruesve te kesaj masakre.Pa bere kete ndeshkim nuk mund te kete shtet te se drejtes ne Atdheun tone ,demokraci dhe barazi para ligjit.
    TUNG.

    Reply to this comment
  8. gushti October 28, 17:44

    Te nderuar komentues! E respektoj maksimalisht shqetesimin tuaj per tragjedine e 21 janarit, por nuk e kuptoj se çfare duhet te beje Rama me shume sesa ta çoje çeshtjen ne prokurori dhe prej andej ne gjykate, gje qe edhe e ka bere me te ardhur ne pushtet. Nuk besoj se mendoni qe Rama ka ne dore te urdheroje Gjykaten e Larte te veproje, sepse ky do te ishte mendim i gabuar. Gjykata po e zvarrit vete, sepse eshte ende e varur nga ai qe ka e krijuar, pra nga vrasesi i kater te pafajshmeve. Le t’i japim Çezarit ate qe i takon.

    Reply to this comment
    • Kariz Matik October 29, 10:02

      Se sa e respekton ti shqetesimin e lexuesve, dhe se ku mund ta kete burimin preokupimi yt per te justifikuar pafajesine e Rames ne lidhje me zbardhjen dhe ndeshkimin e autoreve te krimit, kjo mund te merret me mend.

      E para e punes ngjarjet e 21 janarit 2011 nuk ishin nje tragjedi, por nje masaker e kryer me paramendim nga urdheruesit, dhe e zbatuar me poshtersi dhe idiotesi nga nje grusht kriminelesh.

      Per zbardhjen e saj Rames nuk eshte se po i kerkohet qe te beje te pamunduren. Atij po i kerkohet vetem te beje te pakten aq sa ka ne dore, ku prioritet ka mbajtja e premtimeve parazgjedhore. Rames para se gjithash i eshte kerkuar clirimi i drejtesise dhe gjyqsorit nga kthetrat e pushtetareve te korruptuar, dhe jo cuarja prej tij personalisht e kesaj ceshtje ne gjykate. Se kete te fundit, nese shteti i se drejtes ligjore do te funksiononte normalisht, mund ta bente cilido qe posedonte provat e nevojshme te fajesise.

      Keshtu i jepet Cezarit ajo qe i takon, o gusht e gune!

      Reply to this comment
  9. qiri October 28, 18:55

    Mos flisni te gjithe kot. Rama ka aq ne dore sa kishte edhe Berisha me pare, por ai nuk ka interes te perfundoje asgje. Nuk ka bythe ne Shqiperi asnjeri te beje gjera te medha. Mua me vjen keq per viktimat dhe familjaret e tyre, por ne fund te analizes te atij vendi, ky popull merr cfare i takon: voton kriminelet, fiton krimin. Mire te na behet! Ketu shumica jane kriminele ne gen, por nuk ju vjen mire ta pohojne. Nuk ju vjen mire? Vazhdoni u bini te njetja daulleve!

    Reply to this comment
  10. mira October 29, 08:59

    viktimat e 21 janarit do te harrohen si ,i ndjeri Remzi Hoxha.ketu te ne kush vihet ne pushtet,mendon vetem per vete, si thote dhe shprehja,kalova lumin,te dhjefsha kalin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim