Gjykata e Lartë i kërkon Kushtetueses legalizimin e prostitucionit

April 13, 2015 13:55

Gjykata e Lartë i kërkon Kushtetueses legalizimin e prostitucionit

Në Shqipëri rikthehet debati nëse duhet ose jo depenalizuar ushtrimi i prostitucionit dhe përfitimi I favoreve seksuale kundrejt lekëve. Ashtu si dhe në vendet e tjera europiane, edhe në Shqipëri pritet që ky debat shoqëror të shtrihet edhe në aspektin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenin 70/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, njofton se pranë kësaj gjykate po shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Gjykata e Lartë ( Kolegji Penal), me subjekte të interesuar: Kuvendi i Shqipërisë; Këshilli i Ministrave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare, dhe me objekt: “Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i nenit 113 të Kodit Penal”.

Sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal të miratuar në Kuvend në mars 2012, në nenin 113 është përcaktuar se “ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Seanca në Kushtetuese

Më 23 prill është caktuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimi i kësaj çështjeje. Si palë kërkuese është Gjykata e Lartë, ndërsa si palë të Interesuara janë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Të dhëna

gjykata kushtetuese gjyqtaretPër vitin 2014 ende Prokuroria e Përgjithshme nuk ka bërë një raport të plotë se si është situate. Ndërkohë që më i fundit është raporti i vitit 2013. Nga të dhënat statistikore vihet re tendenca në ulje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal “Prostitucioni”, në vitin 2013, prej 30 për qind në krahasim me vitin 2012. Në fakt, ulja e procedimeve penale për këtë vepër penal shënon që nga viti 2009. Në vitin 2009 , Prokuroria ka nisur 37 procedime penale,në vitin 2010 29 të tillë dhe në vitin 2011 kanë qenë 18 procedime.

10

Dokumenti parlamentar

Zbardhet debati i vitit 2013 ku u vendos të ruhet dënimi i prostitucionit

Do të ishte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi që do të propozonte në Komisionin e Ligjeve të drejtuar në atë kohë nga Ilir Rusmali mosdënimin e atyre që ushtrojnë prostitucion. Në atë kohë, një pjesë të deputeteve femra do të ishin pro dekriminalizimit të kësaj vepre penale, duke argumentuar se në pjesën më të madhe ato janë viktima. Por për shkak të presionit të madh të opinionit publik, gjatë votimit do të tërhiqeshin të gjitha palët.

Ermonela Felaj – Propozimi i tetë vjen nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila propozon që në Kodin Penal të shfuqizohet neni 113, që është “Ushtrimi i prostitucionit”.

Unë jam dakord me këtë propozim, për faktin se të gjitha subjektet e veprës penale të ushtrimit të prostitucionit, në fund të fundit, janë viktima. Kjo vepër penale në shumë legjislacione të vendeve të BE-së nuk parashikohet më si e tillë, por shqetësimi ynë është; a jemi ne në kushtet më të mira për ta ç’legalizuar ushtrimin e prostitucionit? A janë të parashikuara në ndonjë dispozitë ligjore rrethanat se si mund të lejohet ushtrimi i lirë i prostitucionit dhe si kontrollohet ushtrimi i tij? Ku janë mjediset se ku do të lejohet ushtrimi i lirë i prostitucionit? Subjektet që e ushtrojnë atë, a do të jenë nën kontrollin mjekësor të dikujt? Këto janë shqetësimet për të cilat unë besoj se duhet dëgjuar Ministria e Drejtësisë. Sa merr përsipër qeveria t’i zgjidhë këto shqetësime, në mënyrë që ne të vendosim për shfuqizimin nga Kodi Penal të kësaj vepre penale?

Falemnderit!

Ilir Rusmali – Ky është debat i gjerë, sepse kërkon të thërriten grupet e interesit.

Cili është mendimi i ministrisë?

untitledBrikena Kasmi – Në parim, unë jam dakord me një situatë ideale, megjithatë, nga kërkimet tona disa nga vendet e Bashkimit Europian e kanë dekriminalizuar ushtrimin e prostitucionit. Pra, personi që ushtron prostitucion nuk dënohet, ndërkohë që ka raste, si Suedia dhe Franca, të cilat pas dekriminalizimit e rikthyen edhe një herë për shkak të mungesës së procedurave specifike të trajtimit të prostitucionit, pra pas dekriminalizimit e rifutën edhe një herë në legjislacionin penal. Në mos gaboj, Franca e ka rikthyer para dy vjetësh dhe Suedia pak kohë më parë. Nëse ne do ta dekriminalizojmë, pra do ta heqim nga legjislacioni penal, duhet të parashikojmë rregulla specifike. Unë besoj se kjo kërkon një analizë të gjerë për sa u përket politikave të tjera social-ekonomike që do të orientojnë dhe do të shoqërojnë këtë masë.

Ilir Rusmali – Po, zonja Hysi.

Vasilika Hysi – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë jam dakord me sugjerimin e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Kjo është barazi që jepet në mbrojtje të palëve, qoftë burrë apo grua.

E dyta është mbrojtje që u bëjmë viktimave.

E treta, Shqipëria përmbush dy detyrime: një në raport me Kombet e Bashkuara, që do të monitorojnë shumë shpejt për këtë raport, dhe tjetra me Konventën e Këshillit të Europës.

Lidhur me shqetësimin e relatores, komisioni ynë nuk është këtu për të diskutuar nëse duhet legalizuar prostitucioni, nëse duhen ngritur shtëpi publike apo jo, por ne jemi për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e çdo personi që detyrohet të ushtrojë prostitucion, burrë ose grua, apo persona me orientim seksual të të gjitha kategorive. Shteti, pas vendimit që ne do të marrim, duhet të marrë masat për të rregulluar gjithçka që lidhet me ushtrimin e prostitucionit.

Mos harroni se shumica e personave që e ushtrojnë atë janë njerëz të varfër. Prostitucioni elitë që bëhet nëpërmjet telefonisë celulare, nëpër shtëpi, vila, hotele apo motele është i padënueshëm. Prandaj, kjo është një pabarazi që krijohet midis kategorive të viktimave.

Fatmir Xhafaj – Ky shqetësim që ne kemi, a nuk zgjidhet te neni 114?

Ilir Rusmali – E zgjidh riformulimi i bërë nga relatorja. Ai është varianti i kompromisit, i përpunuar nga relatorja dhe nga Ministria e Drejtësisë që vendos barazinë e subjekteve pjesëmarrëse në marrëdhënien kontraktore dhe qëndrimin e njëjtë të shtetit për të dy palët. Besoj se ky është variant kompromisi i mjaftueshëm. Nëse biem dakord për këtë, atëherë amendamenti 9 bie, sepse zgjidhet nga ky amendament. Dakord.

 

****

Irma Baraku: Ja pse kërkojmë shfuqizimin e nenit 113

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku, në përgjigje të interesimit të gazetës ‘DITA’ parashtroi qëndrimin e tij lidhur me çështjen e shfuqizimit të nenit 113 të Kodit Penal. Zonja Baraku argumentoi:

Irma Baraku

Irma Baraku

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vitin 2012 i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një rekomandim për: “shfuqizimin e nenit 113 të Kodit Penal me qëllim që viktimat e trafikimit të mos bëhen subjekte të ndjekjes penale dhe ndëshkimit”. Ky qëndrim i KMD, u bazua jo vetëm në analizën e legjislacionit, por edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare. Veçanërisht KMD u mbështet në konkluzionet përfundimtare që ka dhënë Komiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË), në lidhje me raportimin e III-të periodik të Shqipërisë në 26 Korrik 2010, ku ndër të tjera, shprehet se: “Komiteti përsërit shqetësimin e tij, të përfshirë dhe në vëzhgimet e mëparshme përfundimtare, se prostitutat dhe viktimat e trafikimit kanë ngel ende subjekt që dënohen sipas nenin 113 të Kodit Penal”.

Shqipëria, ka aderuar që prej vitit 1993 në Konventën e OKB-së “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”. Në nenin 6 të saj, Konventa CEDAË parashikon se: “Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme, duke përfshirë legjislacionin, për luftimin e të gjitha formave të trafikut të grave dhe të shfrytëzimit për prostitucion të grave”. Shqipëria ashtu si vendet e tjera anëtare raporton pranë CEDAË, mbi zbatimin e Konventës “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave” dhe Komiteti CEDAË është organi kompetent që mund të bëjë interpretimin përfundimtar të Konventës “Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”. Bazuar në neni 116 dhe 122/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj nga Republika e Shqipërisë, kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit të cilat nuk pajtohen me to.

Në rekomandimin dërguar Kuvendit, KMD, theksoi se, neni 113 i Kodit Penal, një dispozitë ligjore e cila në dukje është e paanshme, vendos grupin e grave dhe të vajzave në kushte jo të favorshme për shkak të gjinisë së tyre, në raport me personat që përfitojnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme apo personat që mund të përfitojnë në mënyra të ndryshme, nga ushtrimi i prostitucionit, të cilët edhe pse me veprimet e tyre konsumojnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, nuk ndëshkohen. Pra, efekti i kësaj dispozite ishte i ndryshëm për këto dy grupe personash dhe konkretisht i vendos gratë dhe vajzat nën një trajtim më pak të favorshëm.

Në ndryshimet që Kuvendi i Shqipërisë i bëri Kodit Penal me ligjin nr. 23/2012, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk e shfuqizoi nenin 113, por këtij neni i shtoi një paragraf të dytë, nëpërmjet të cilit ndëshkohej edhe personi i cili ofronte shpërblim për përfitim personal të prostitucionit. Në gjykimin tonë edhe ky ndryshim që i është bërë nenit 113 të Kodit Penal nuk e zgjidh çështjen e mosdiskriminimit të grave dhe vajzave. Me ndryshimet e bëra në vitin 2012, paragrafi i parë i nenit 113 të Kodit Penal mbeti i pandyshuar dhe përbën ende rrezik që vajzat dhe gratë viktima të trafikimit apo shfrytëzimit të prostitucionit të dënohen.

Ashtu siç është shprehur edhe Gjykata e Lartë, ushtrimi i prostitucionit është ngushtësisht i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit dhe trafikimin e grave. Ne do të shtonim se në mjaft raste dhe me qëllim që shfrytëzuesit dhe trafikantët t’i shpëtojnë dënimit rastet e shfytëzimit të prostitucionit apo trafikimit manipulohen dhe paraqiten sikur janë ushtrim prostitucioni. Neni 113 jo vetëm që që sjell pasoja diskriminuese për vajzat dhe gratë, por ai mund të shërbejë si rrugë shpëtimi për trafikantët dhe shfrytëzuesit.

Është botërisht e pranuar dhe gjerësisht trajtohet si problematikë që kërkon vëmendje dhe angazhim nga ana e shteteve, se shumica e individëve që ushtrojnë prostitucion janë gratë dhe vajzat, ndërkohë që shumica e përfituesve janë meshkuj. Në këtë mënyrë me ndryshimin që i është bërë nenit 113, edhe pse në pamje të parë ky ndryshim ka synuar barazinë formale lidhur me gjininë subjektit, faktet tregojnë se janë gratë dhe vajzat ato që janë në masë të madhe subjekte të ndjekjes penale për këtë vepër penale. Madje mënyra se si është ndryshuar neni 113 i Kodit Penal, duke bërë subjekt të ndjekjes penale edhe personin i cili ofron shpërblim për përfitim personal të prostitucionit, mund të bëjë që në mënyrë fiktive kjo dispozitë të mos zbatohet, kjo për faktin se ofruesit e shpërblimit (klientët) për t’i shpëtuar ndjekjes penale mund t’a detyrojnë personin që ushtron prostitucion që ta paraqesin situatën përpara organit të ndjekjes penale jo si një marrëdhënie prostitucioni, por si një lidhje dashurore.

Neni 113 i Kodit Penal, është një figurë e veprës penale, e cila është e parashikuar nga Seksioni VIII, Kodit Penal, ku parashikohen vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit. Në këtë seksion të gjitha veprat penale të parashikuara synojnë të mbrojnë “moralin publik”. Koncepti i moralit, ashtu siç shprehet edhe Gj.Lartë, është në vetvete një koncept i vështirë për tu përkufizuar dhe subjekt i ndryshimit ndër vite. Nga ana tjetër koncepti i moralit ndryshon edhe nga një shoqëri në tjetrën. Në luftën kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, morali, zakonet apo traditat në asnjë rast nuk mund të shërbejnë si justifikim i ligjshëm dhe objektiv për shkeljen e të drejtave.

Duke u bazuar në sa më sipër, qëndrimi i KMD është se neni 113 i Kodit Penal, vjen në kundërshtim me Konventën CEDAË dhe me nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi ai diskriminon gratë dhe vajzat për shkak të gjinisë dhe si i tillë ai duhet të shfuqizohet./DITA

April 13, 2015 13:55
Komento

20 Komente

  1. beni April 13, 07:11

    Me ne fund u kujtuat…ne nje vend mizerabel ku njerexir akona muk kane buke te hane e pune ju denonit at gra te mjera qe per arsye varferie ekstreme prostituonin.

    Reply to this comment
    • adri April 13, 21:21

      Prostitucioni eshte legal ne te gjithe boten demokratike. Ndersa shqiperia edhe don te hyje ne europe dhe boten moderne dhe denon femrat per prostitucion.
      Prostitucioni duhet te legalizohet si ne gjermani, hollande e cdo vend tjeter te botes moderne dhe te mosdiskriminohen femrat.

      Reply to this comment
      • Niku April 13, 22:14

        Prostitucionin e quani modernizem!!!! Pika qe su bije. E shkerdhyet shoqerine shqiptare nga te gjitha anet. Tani mbeti qe te shetisin kurvat rrugeve te Shqiperise. A keni familje ju o njerez te bastarduar!!!!

        Reply to this comment
  2. Toni April 13, 14:29

    mark uk po te njihet mese fundi edhe e drejta te ushtrosh zanotin tend,tung…

    Reply to this comment
  3. Arben April 13, 14:42

    EDHE KJO I DUHET SHQIPERISE.

    Reply to this comment
  4. aaa April 13, 16:40

    GJYKATA E LART DUKET I KA NDJER LEZETIN LEKUT DASHKA PROFESJON TE DYT??

    Reply to this comment
  5. Zgjimetari April 13, 17:49

    Une e di se prostitucioni eshte i legalizuar qe kur erdhi e ashtequajtura demokraci ne Shqiperi!Ate tashme e kemi ne jeten e pediteshme e kemi edhe ne tempullin me te larte te ketij vendi parlament,ne drejtesi e kudo !Nuk e kuptoj per ke prostitucion e ka fjale jo gjykate!

    Reply to this comment
  6. Zoro April 13, 17:56

    PO KJO ESHTE PUNESIM MORE SHOKE. PA FRIKE DO ARRIHET SHIFRA E 300 MIJE TE PUNESUARVE.

    Reply to this comment
  7. as April 13, 18:11

    Pune qejfi, pse eshte krim. Te gjithe ate pune te rendesishme bejme.
    E denushme maksimalisht duhet te jete vetem perdhunimi

    Reply to this comment
  8. Dike Mullai thote- April 13, 18:39

    “Moj DUDIE, moj DUDI, ku t’a ve une e ku PJERDH Ti!!!” I zgjidhi te gjitha Hallet e ketij populli te mjere ‘DREJTESIA’ dhe mbetet problem “Prostitucioni”. Nuk thuhet kot se cudia me e madhe zgjat vetem ‘3 DITE’ ne kete vend ‘DEMO-KERCITJE’!

    Reply to this comment
  9. TOMORRI @ April 13, 18:45

    Po e deshem Shqiperine si Europa duhet lejuar dhe kjo.
    Vec do kemi nje problem , do na kthehen dhe kurvat qe kemi neper Europe per te punuar
    ne atdhe.
    Ana pozitive, do sjellin eksperiencen perendimore te gojores.

    Reply to this comment
  10. lol April 13, 18:54

    Mbi konceptin moral,eshte koncepti i respektit :nuk duhet lejuar shfrytesimi i trupit te tjetri!kaq.
    Sigurisht se formulini i ndalimit te prostitutionit duhet te ndryshoje e te konsiderohet shfrytezimi krim’,e jo morali.

    Reply to this comment
  11. Hëm... April 13, 20:17

    titulli percjell tjeter ide. Prostitucioni nuk duhet legalizuar se do ishte fundi i botes sic e njohim (te keqiat nuk zhduken asnjehere po nuk u hapet udhe). Viktimat e trafikut domosdo qe nuk duhet te penalizohen me ato c’kane hequr. Duhet diskutuar rritja e denimit per ata qe e organizojne por problemi koklavitet ne ate vijen e holle – sa e ben vete dhe sa e bejne se te kane detyruar…

    Reply to this comment
  12. jo zog i zi April 13, 20:51

    shteti per shiptaret e papune kerkon te hape kuplara te legalizuar, pasi politika 25 vjet prodhoji
    gjithe mizerablat dhe ate te mishit te bardhe…….
    dhembi kete baze ku qyteterimi shqiptar le per te deshiruar,me injorance pa kulture nuk do te krijoje familje por do te bej nje krim per te siguruar para per te qene prezent ne kuplarane e shtetit kuplara qe
    beri gerdec
    beri marinzpatos
    beri vjedhje floriri e B,SH.
    shkaterroiji miniera e puse nafte
    me koncesione barbare me fitim edhe te perbashket i huaj e politikan shqiptar dhe varferi popullore.
    tani rinia do punesohet e ligjeruar ne kuplara……..
    dhe politikanet tani do jene prezent pa frike nga morali,prostitucioni u ligjerua.
    rilindje e kurverise se kontrolluar, ne vend te forcimit te ligjit kundra prostitucionit..
    e forcimit te familjes,ku vetem dje shkruhej 6 cifte ndahen ne dite,,,,,,
    ndersa tani, do presin rradhen ne kuplara e ligjeruar

    Reply to this comment
  13. dako, April 13, 20:57

    SI TA BENI LIGJIN SI MOS TA BENI NJESOJ ESHTE,MERNI SHEMBULLIN E ITALISE QE KA ME SHUME SE20 VJET QE TA LEGALIZOJE APO JO, DHE NE FUND SHQIPET I KE ATJE ME VITE NE PUNE, DHE PO E USHTROJNE NJESOJ ZANATIN,,,PRANDAJ MOS U LODHNI SHUME, ESHTE ZANATI ME I VJETER NE BOTE,,,, APO JU DUHET NDONJE TAKSE TAVAN SIC I KEMI NE SHQIPTARET TAKSAT, SI DO QUHET BIZNES I VOGEL APO I MADH,,,,, JU KAN NGELUR BANKAT BOSH ME DUKET, SHIKONI NDONJE LIGJ ME TE VLEVSHEM PER TE GJITHE SHQIPTARET,, KEMI BOLL PROBLEME PER TE ZGJIDHUR,,,

    Reply to this comment
    • Kafja jari me mustaqe April 13, 21:44

      Xhezahir zaganjori do të ndërtojë shtëpinë e parë publike dhe vizitori i parë do të jetë saliu me fazlliçin me prostituta sërbe! E sigurt. Hopa,hopa,hoplala!

      Reply to this comment
  14. XY April 13, 21:39

    TURP… TURP… KU U KATANDIS SHIPERIA….

    Reply to this comment
  15. Bocari April 13, 22:44

    Po rrogen sa do ta kene? Te barabarte me politikanet tane?

    Reply to this comment
  16. ana April 14, 14:31

    Kjo eshte nje e vertete qe duhet pare ne sy. Nuk ka asnje aresye qe, gra dhe vajza te varfra qe ushtrojne prostitucionin per 200 lek te denohen me miliona lek gjobe ose me burg, per nje zgjedhje qe ju ka imponuar shoqeria. Kjo nuk ka se si te jete zgjedhje e vete grave dhe vajzave.

    Nje shoqeri dhe shtet qe nuk ofron mundesi punesimi nuk ka pse te turperohet nga prostitucioni, sepse eshte thjesht produkt i paaftesise dhe mungeses se mundesive. Ne vend qe te skuqet nga ky “turp” te ofroje me shume pune dhe mundesi per qytetaret e saj. Atehere kur kjo te behet realitet, do te mungojne vajzat dhe grate qe ofrojne trupin e tyre per 200 lek.

    Reply to this comment
  17. hasza September 3, 17:33

    e mie o mir

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*