Gjykata e Lartë liron ish–Nëndrejtoreshën e Doganave

June 1, 2016 16:29

Gjykata e Lartë liron ish–Nëndrejtoreshën e Doganave

Një javë pasi Prokuroria dërgoi në gjyq dosjen me skandalin e naftës “Virgin”, ku ishte e përfshirë dhe ish–numri 2 i Doganave, Lula Njebza, Gjykata e Lartë e ka lënë të lirë ish–zyrtaren.

Njebza u hetua me masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjyqtari Edmond Islamaj ka vendosur ta ndryshojë masën.

Për të është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish–Nëndrejtoresha e Doganave dhe 4 vartës të saj kanë përfunduar në gjyq për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve, zyrtarët e Doganave kanë favorizuar biznesmenin Adrian Xhillari për të tregtuar naftë të papërpunuar.

4.4 milionë litra naftë bruto janë shitur në Tiranë dhe Durrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milion eurosh.

Ndërsa dëmi i shkaktuar mjedisit dhe automjeteve të qytetarëve është i pallogaritshëm.

 

June 1, 2016 16:29
Komento

2 Komente

  1. huri June 1, 20:00

    Si ka mundesi qe pa u zhvilluar akoma gjyqi per gjithe grupin e doganiereve te arrestuar,pa folur akoma gjykata,gjykata e larte me vendim per nendrejtoreshen?Apo ajo ,meqe kishte mundesi tua lyente rroten e qeres, doli pa lagur.Apo aty ke gjykata ka pjesen edhe vet pokurori,dhe ndajne pjesen pas denimit te atyre fukarenjve te tjere qe kan mbet mbrenda bedel te Luleses…Drejtesi me bisht,u dhente haken perendia,u dhente

    Reply to this comment
  2. Horry June 2, 00:23

    I pagoi leket? Normal qe do dilte. Pasuri te perkohshme e keni te gjithe sepse ne te njejten forme do jua marrin te gjitha dhe te gjitheve. Nga drejtori te prokurori nga prokurori te gjykatesi nga gjykatesi te prokurori nga prokurori te drejtori

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim