Gjykata e Lartë: Nuk ka video ku Durim Bami kërcënohet me armë

April 11, 2015 08:52

Gjykata e Lartë: Nuk ka video ku Durim Bami kërcënohet me armë

Një ditë më parë Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Tom Doshin. Në këtë vendim, i cili e cilëson sit ë ligjshëm ndalimin e Doshit, sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe rezulton se e gjithë akuza e Doshit mbështetet mbi deklarimet e bëra nga i dyshuari Durim Bami.

Gjykata ndërkohë, hehd poshtë mundësinë e ekzistencës së një video të dytë, ku Tom Doshi shfaqet me armë në dorë duke kërcënuar Durim Bamin.

“Sipas deklarimeve të të pandehurit Durim Bami, ekziston dhe një videoregjistrim tjetër, i kryer në një banesë të deputetit Tom Doshi në qytetin e Durrësit, për të cilin ai deklaron se është detyruar nga deputeti Tom Doshi, nën kërcënimin e armës, që të deklarojë para kameras në lidhje me fakte të pavërteta për organizimin e vrasjes së tij nga Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta dhe persona të tjerë, emrat e të cilëve i janë diktuar nga deputeti Tom Doshi. Ky filmim, sipas të pandehurit Durim Bami, disponohet nga shtetasi Tom Doshi por nuk është vënë në dispozicion të hetimit. Nga analiza e veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se ngjarja nuk është e vërtetë”, thuhet në vendimin e zbardhur një ditë më parë nga Gjykata e Lartë.

April 11, 2015 08:52
Komento

5 Komente

  1. iliri April 11, 11:14

    Mundet qe nuk ka kercenim me arme. Por ko nuk do te thote se nuk ka pasur kercenim. Kercenimi ne kushtet e Bamit fare lehte mund te jete bere me fjale.

    Reply to this comment
  2. lala nga keneta e thare April 11, 11:40

    Epo kur behet edhe durim varibomsi personazh… Te kalbet ne burg bashke me te dy depukaket, qe jua dhj…rracen, e tu beje kafen cdo mengjes.. Pleherat

    Reply to this comment
  3. demo April 11, 11:58

    Po cmerreni akoma me lloqe.Prokuroria te shikoje mos nxjerre ndonje gje per vrasjen e Santos!

    Reply to this comment
  4. LOVE April 11, 13:13

    …Ne Qafe te Agrit,tha,u takuen dy pleq malsorë,nji i Shaljan e nja i Merturs…
    Ndrruen kutitë e duhanit,dhezën ka nji duhan bashke e nisen me fole…
    -“Çka asht ka bahet qatje prej poshti burra?!S’jam ka ndiej fjale te mira per nji malsor deputet,Tom Doshin?”-e dveti i Mertursi…
    -“Eeeh Pasha Toke e Qiell!”-i tha Plaku Shaljan,”Tome Doshin e ka nxane afti i te pareve te vet te vramë e burgosun prej qasaj partie qi Toma asht rrasë n’ta tash 12 vjet!…Per me u thirre burri i Malsuer duhet me pase keto veti: Me pase Bese;Me pase Burrni;Me kene i drejte;Me kene Burre qi lidhet per fjale!
    …Shazoten kur bahet burri anetar i Partise Socialiste tana qeto veti duhet me ja dorezue Rojes qe kontrollon te dera e Selise n’Tirane!Shazoten ndryshej nuk te lane mbrenda!”…

    Reply to this comment
  5. Popull April 11, 16:40

    Po pse budall eshte Doshi te regjistroje armen ne camera? Ai e ka pas sa per ta frikesuar Bamin, e te regjistroje ca ka dash Toma, e Jo ca do sot Bami…..
    Toma eshte nje kodosh. Bami nje kriminel me pagese…. Jane ta kunderta keto? Apo Jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*