Gjykata e lë në burg, Kishta: Vajzat do t’i mbysja se janë të miat

August 15, 2018 13:52

Gjykata e lë në burg, Kishta: Vajzat do t’i mbysja se janë të miat

Bashkëshorti më dhunonte fizikisht dhe prej 6 muajsh jetoja në kushte të vështira, ndërsa vajzat doja t’i mbysja pasi janë të miat mësohet të ketë thënë në gjykatë Rudina Kishta, 42-vjeçarja nga Fieri e cila akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe tentativë vrasjeje.

Gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 42-vjeçaren.

“Unë ia kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoj prej 6 muaj ka ushtruar dhunë ndaj meje dhe dy vajzave të mitura 6-vjeçare. Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”, ka thënë ajo. Kishta ka pranuar edhe tentativën për mbytjen e dy vajzave të mitura duke thënë se këtë do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

Rudina Kishta u arrestua disa ditë më parë ndërsa i shoqi ka thënë se ajo vuante nga depresioni.

o.j/dita

August 15, 2018 13:52
Komento

1 Koment

  1. Illyria-Shqiperia August 15, 14:49

    Prone private jane, moj idiote? !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*