Dy gjykatës, vendime të ndryshme për të njëjtën gjë, Sako merr mandatin

July 19, 2019 22:14

Dy gjykatës, vendime të ndryshme për të njëjtën gjë, Sako merr mandatin

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ja ka dalë të marrë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si e zgjedhur më 30 qershor.

Gjykata e Durrësit dy ditë më parë refuzoi kërkesën e kryebashkiakes për t’i dhënë vërtetimin e mandatit, por e njëjta gjykatë, ka marrë sot një vendim tjetër.

Për këtë ka mjaftuar që kërkesa është bërë nga Partia Socialiste si subjekt politik, dhe jo më nga kandidatja si në rastin e parë.

Megjithëse në thelb nuk ndryshon asgjë, kjo ka siguruar një rigjykim me gjykatës tjetër.

Me hedhjen e shortit, gjykatës i kësaj çështje u caktua Shpëtim Reka, i cili në një seancë ditën e sotme, vendosi t’i japë vërtetimin e mandatit të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos.

Një vendim ky i ndryshëm nga kolegia e tij, Mimoza Margjeka, që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike në KQZ përtej afateve ligjore.

Me një gjuhë të rënduar me citime ligjore gjykatësi përpiqet të justifikojë faktin e marrjes së një vendimi dy herë nga e njëjta shkallë gjykimi, një dukuri vërtet mbresëlënëse:

“Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe nga partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize gjykata arrin në konkluzionin se nuk ekzistojnë pengesa procedurale që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako. Pas këtij përfundimi gjykata çmon se prej saj duhet të shqyrtohet legjitimimi i Partisë Socialiste, etj”, thuhet ndër të tjera në vendimin dhënë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka.

e.t./dita

July 19, 2019 22:14
Komento

9 Komente

  1. Ta gezoj mandatin . z. Valbona Sako e PS July 19, 22:22

    Suxsese ne detyren tuaj fisnike ne drejtimin e Bashkise

    se qytetit te famshem bregdetare Durres

    Nji figur femre vertete qe rrezaton miresi .

    Reply to this comment
  2. Dn July 19, 22:37

    Mut e ma mut e beni Drejtesise cdo dite !

    Reply to this comment
  3. demo July 19, 22:38

    Margjeka,,prit vetingun tani.Le qe do japesh doreheqjen,pa kaluar ne veting.

    Reply to this comment
  4. Alban Dega July 19, 22:56

    ME TUPANA VICIDOLI DHE DAULLE CEPANI!

    A e ka kaluar Vetingun kjo kamikazes e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevicit?
    Pyetja Nr. 2- Fituesja eshte kandidate e PS-se apo e Bindjes Demokratike ?
    Po te ishte e Bindjes Demokratike argumentimi edhe e kishte nje baze 50/50
    Duke qene kandidate e PS vendim i ka si baze urdherin e Saleh Karaxhicit dhe kamikazeve te tij ne drejtesi- kalbesine e SaLikekracise !
    – Edhe nese e ka kaluar vetingun kjo gjykatese dhe kushdo ka nenshkrim ne vendim duhen shporrur me tupana Vicidoli dhe daulle Cepani nga drejtesia shqiptare perjete.

    Reply to this comment
  5. Plaku Xhuxhumaku July 19, 23:10

    Ne Shqiperi nuk egziston shteti i se drejtes. Ne Shqiperi nuk ka institucione demokratike funksionale. Ne Shqiperi ka te pushtetshem qe e bejne cdo gje sic ua do menderja. Shqiperia eshte shtet i kapur tipik. Edhe ne Afrike eshte e veshtire te gjesh nje shtet me te kapur se sa Shqiperia. Zoti i shpetofte shqiptaret. Keto jane litaret qe la prapa Enveri Legjendar Heroik.

    Reply to this comment
  6. Asnji Gjykate s'e ndalon dot mandatin e dhuruar ga qytetaret e Durresit . July 19, 23:11

    Eshte nji perpjekje e deshperuar e bades brrish muta ,

    Vetting – SPAK ka mjaft argumenta edhe per kta te dy

    banden antishqiptare kryesuar nga shpellari kryelrimineli saleh brrrisha meta e bishtat e tyre opozitare

    Reply to this comment
  7. 0sumi July 20, 04:09

    Mister Dn haje mutin lyej dhe surratin po deshe.

    Reply to this comment
  8. antonio July 20, 07:59

    Vendimi i meparshem i gjyqtares Margjeka per te mos i dhene mandatin kandidates se PS-se, fituese ne zgjedhje, per kryebashkiake ne Durres ishte i gabuar!
    Ndersa rigjykimi i saj po nga e njejta gjykate per mua eshte nje precedent i rrezikshem dhe i pa pare,mbase ne bote!
    KUJDES,se drejtesia po kapet prap nga politika!

    Reply to this comment
  9. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton July 20, 16:41

    Ama ate gjykatesen e ka derrmuar burri se ishte militant i Saliut. Nuk e di SPAK-u çfare do beje per vendime idiotesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*