Gjykata e Strasburgut sqaron takimin e përgjuar Bianku-Biba

August 29, 2018 20:51

Gjykata e Strasburgut sqaron takimin e përgjuar Bianku-Biba

 

Gjyqtari Ledi Bianku ia ka referuar Gjykatës së Strasburgut si të papërshtatshme kërkesën e Denar Bibës në takimin që ata kanë pasur në vitin 2014.

Këtë qëndrim, ai ia ka shprehur menjëherë pas takimit të ndodhur në një kafene në Strasburg, presidentit të Gjykatës, Dean Spielman.

E pohon këtë vetë gjykata, në një sqarim për Televizionin Klan, teksa jep detaje për takimin dhe për natyrën e kërkesës së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas pretendimeve të gjyqtarit Bianku.

“Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me Qeverinë Shqiptare (z. Denar Biba) kontaktoi z. Ledi Bianku, gjyqtar për Shqipërinë, duke kërkuar që Gjykata të shtyjë shqyrtimin e çështjeve në lidhje me kthimin e pronës. Gjykatësi Bianku i tregoi këtij personi se një qëndrim i tillë ishte i papërshtatshëm dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, President i Gjykatës Evropiane në atë kohë. Ai më pas e njoftoi Presidentin aktual të Gjykatës, Guido Raimondi, sapo ai u zgjodh në detyrë”.

Gjykata e Strasburgut thotë se ky episod nuk ndikoi në vendimin përfundimtar për ta pranuar kërkesën e delegacionit shqiptar për të shtyrë shqyrtimin e çështjeve për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Në vitin 2014, në të njëjtën ditë të takimit Bianku–Biba, kërkesa u refuzua për arsye se vendimin s’mund ta merrte presidenti i gjykatës, por u pranua në vitin 2016 nga Dhoma relevante e saj.

“Kërkesa zyrtare për shtyrjen e rasteve në lidhje me kthimin e pronës është bërë në të njëjtën datë në një takim midis autoriteteve të Gjykatës Evropiane dhe autoriteteve shqiptare. Kjo kërkesë mori të njëjtin refuzim të plotë. Në veçanti, çdo vendim i tillë ka qenë në kompetencë e Dhomës, tek e cila rastet ishin në pritje të shqyrtimit dhe nuk mund të merreshin nga Presidenti i Gjykatës. Për më tepër një kërkesë e tillë mund të shqyrtohej vetëm në përputhje me rregullat normale procedurale.

Më pas, në vitin 2016, Dhoma relevante e Gjykatës vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre rasteve. Megjithatë, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjykatësi Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim, sepse ai ishte tërhequr nga këto raste”, deklaron Gjykata se Strasburgut për Klan.

Teksa thekson se takimi Bianku–Biba nuk pati lidhje me vendimet e saj, gjykata e Strasburgu sqaron gjithashtu se të gjitha vendimet për rastet merren në një formë gjyqësore dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar në Rregulloren e Gjykatës.

a.s/dita

August 29, 2018 20:51
Komento

10 Komente

  1. info analitike August 29, 21:05

    E kuptoni o te telendisur se si ka genjyer Biba qe meriton burgun? E kuptoni dhe perse po insistohet me te madhe qe te cohet aty Sokol Berberi?
    E keta pacavuret e rilindjes duan te bejne shtet! Pika qe nuk u bie atyre dhe kujt i shkon ende nga pas!

    Reply to this comment
    • Feniks August 29, 22:52

      O info haleja!
      Kaq idiot je sa nuk ke kuptuar se cfare eshte shkruar aty!
      Qeveria shqiptare i ka kerkuar Gjykates te cshtyje ceshtjet ne gjykim,por nuk eshte pranuar!
      Pas dy vjetesh,pra ne 2016 kjo gjykate e ka pranuar indirekt kete propozim dhe i ka shtyre gjyqet!
      Ku eshte ketu e keqja e Denar Bibes?
      Cdo gje eshte normale,por me nje opozite si majmuni cdo gje do ta trajtoje si “babalja”!

      Reply to this comment
      • info analitike August 30, 10:25

        Tani qe ti ke probleme me kujptimin e tekstit nuk ka dyshim sepse ti shkruan “Qeveria shqiptare i ka kerkuar Gjykates te shtyje ceshtjet ne gjykim,por nuk eshte pranuar!”
        Jo qeveria por fillimisht Bibani nenkryetar i KQZ qe duhet te mos merret fare me politike per shkak te rolit qe ka e jo me te bente presion tek Bianku. E kupton kaq? Perse duhej qe te nderhynte Bibani tek Bianku kur qeveria do t’ia paraqiste zyrtarisht kerkesen? Keta jane mesuar si me gjyqtaret shqiptare qe te influencojne vendimet me shantazhe e kercenime ashtu sic bene me rastin e lali Dhjerit. Ne nje shtet normal Bibani duhej te ishte nen hetim e te ishte larguar nga posti qe mban. Bianku me korrektese e ka bere te ditur nje gje te tille si te papershtatshme sepse kerkesat behen vetem ne rruge zyrtare dhe jo me shantazhe mafioze e me “trena ne stacion”.
        E kupton o kaqol qe ke guxim edhe pyet se cfare ka bere Bibani?
        Po ta kishte bere Saliu ti do te hidheshe perpjete bashke me bedrinjte.
        Po lere opoziten e merru me keta qe ke ne pushtet se keta po bejne akoma me keq se opozita. Nuk ke faj ti se nuk njeh as abc-ne se si funksionon nje shtet normal sepse je mesuar vetem me qeverisje horrash e kriminelesh. Kur mendoj se tipa si ti kane qene ushtarake me vjen te qesh se ne c’duar ishte “mbrojtja e atdheut”.

        Reply to this comment
  2. mirel August 29, 21:18

    po Ramut plera pretendon se Strasburgu eshte kompromentuar nga lul biba
    kafsheri shqiptare e kryeminister PiSit

    Reply to this comment
  3. Artemisa August 29, 21:32

    Po ai i mangeti Manja e shiti si “Babale”, apo edhe Gjykata e Strasburgut ne kete nivel qenka !!!!!!!!!??????
    Komunistet shqiptare besojne Anetarin e tyre te Byrose dhe jo “boten” , te ciles, i dhembin syte nga arritjet tona nen udheheqjen e Leqendarit Rama.

    Reply to this comment
  4. Fidel Kastro August 29, 22:47

    Prisni , nuk keni pare gje akoma!!!??? Rame tepsia do ta beje kete popull te therrase ;Ku je o Enver se spaske bere gje ne krahasim me kete monster qe kemi sot!!!

    Reply to this comment
  5. alphade August 30, 01:02

    Komentatoret e mesiperm as qe e kane kuptuar fare se
    si e shpjegon Gjykata e Strasburgut kete ngjarje krejt
    te parendesishme ! Dhe nga fanatizmi verbues s’dine
    se c’shkuajne ! “Fali o Zot se s’dine c’ka bajne” ! Edhe
    per nje moment ta supozojme se i ka thene qe te kontri-
    boje ne katrauren qe vete ky Bianku ka bere ,nuk eshte
    per te bere sikur te ishte ” Tradheti e Larte” ku ne kete
    term katalogohet ” falja e detit” nga Berisha dhe vete Ba-
    sha qe tash ulurine me paragjykimet e nje karagjozi.
    Por, perfundimisht faji nuk eshte i askujt,vtem e njerit dhe
    Ky eshte K/ministrit, sikur te mos kishte socialiste per keto poste: Ashtu sic veproi me Visho Ajazin etj.etj,te
    huazuara nga te “aftit” e pedeiste….! O tempora,o more !!

    Reply to this comment
  6. Martini August 30, 05:48

    Bianku eshte nje METASTAZE e kanserit shqiptar ne drejtesine evropiane.Pse budallenj jane gjyqtaret atje te degjojne degjeneratat e drejtesise dhe te politikes shqiptare.Ujqerve evropian tu a hedhe nje bole nga Momli.Nuk ka mundesi qe ne nje kazan me fekale te lulezoje nje karafil ku reth ti te mbaje aroma e kendeshme

    Reply to this comment
  7. Arben August 30, 07:06

    Hajde robt edhe gjykates strasburgut.

    Behet pale me hajdutet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*