Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykimin e Elvis Roshit

June 5, 2018 10:39

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykimin e Elvis Roshit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut.

Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte pasur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se cila gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsumuar në Tiranë, duke bërë kompetente Gjykatën e Tiranës.

Por, edhe pas sqarimit të këtij momenti, avokati mbrojtës i Roshit kërkoi një tjetër shtyrje, pasi pretendoi se duhet të njihet me aktet në tërësi.

o.j/dita

June 5, 2018 10:39
Komento

1 Koment

  1. info analitike June 5, 10:44

    Qy eshte ai krimineli me te cilin ironizonte kriepsikopati publikisht neper mitingje. Pale pastaj ajo luna e Griseldes qe nxori te dhjere l’ali Erin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*