Vrau turistin rus, gjykata jep 20 ditë burg për Fatmir Kuçin

August 6, 2016 16:02

Vrau turistin rus, gjykata jep 20 ditë burg për Fatmir Kuçin

Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë arrest me burg 20 ditë për Fatmir Kuçin, biznesmenin e arrestuar për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të turistit rus në plazhin e Himarës.

Seanca e vlerësimit të masës së sigurisë u mbajt në spitalin e Vlorës ku Fatmir Kuçi është shtruar prej mbrëmjes së djeshme për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Prokuroria e Vlorës kërkoi 30 ditë paraburgim për biznesmenin Fatmir Kuçi, duke argumentuar: “Duke qene se jemi ne pritje te akteve te ekspertimit mjeko-ligjor, aktet e ekspertimit biologjik, kqyrjen dhe marrjen e te dhenave nga paisja GPS mbi levizjen e mjetit lundrues, kqyrjet e imtesishme te mjeteve lundruese dhe kqyrjen e vet viktimes si dhe pyetja e deshmitarve te tjere mbi ngjarjen kerkojme nje masë sigurimi me afat  si masë sigurimi personal ajo e “Arrestit në burg me afat 30 dite”.

Fatmir Kuçi nuk pranon të ketë kryer veprën penale por thotë se e ka gjetur në ujë dhe i ka dhënë ndihmën e shpejtë duke e ndihmuar ta transportonte në breg e më pas në spital.

Nën hetim për “shpërdorim detyre” në lidhje më ketë ngjarje janë vënë disa punonjës të policisë kufitare në Himarë.

Viktimës iu gjetën plagë prerëse, në skafin e biznesmenit Kuçi njolla gjaku

August 6, 2016 16:02