Gjykata jep vendimin për padinë e Muhamed Veliut kundër Shkullakut dhe Bushatit

February 15, 2016 18:58

Gjykata jep vendimin për padinë e Muhamed Veliut kundër Shkullakut dhe Bushatit

Gjykata ka dhënë sot vendimin për çështjen Muhamed Veliu kundër portalit ‘’Lapsi’’. Gazetari i Top Channel ka paditur për shpifje Lapsin, por gjykata ka rrëzuar padinë e tij.

Sipas gjyqtarit Ibrahim Hoxha nuk përmbushen elementët për shkaktim dëmi.

Gjykatësi doli në kundërshtim me vendimin unifikues të kolegjeve të bashkuara numër 12, datë 14. 9. 2007 si dhe të praktikës së konsiduar të gjykatës prej kohësh për këtë lloj dëmi.

Gazetari Veliu e komenton si një vendim skandaloz këtë të sotmin.

“Gjatë 6 seancave të hetimit gjyqësor pala e paditur nuk paraqiti një provë të vetme ku të mbështeste pretendimin se “unë gjithnjë marr pyetje të gatshme nga zyra e shefit të qeverisë.

Përballë një vendimi skandaloz në vazhdën e vendimeve që mbajnë firmën e këtij gjyqtari do të vijoj të kërkoj drejtësi në Gjykatën e Apelit.

Sëbashku me avokaten time Arnida Çapi jemi të vendosur që betejën për të çuar në vend dinjitetin tim të nëpërkëmbur dhe për ndëshkuar shpifjen sëbashku me shpifësit, nuk do të ndalet.

Me këtë vendim njeriu drejtësisë Ibrahim Hoxha tregoi se sa i padrejtë është sistemi drejtësisë në Shqipëri duke nxjerr në pah nevojën urgjente për Reformën në Drejtësi”, tha Veliu.

Veliu ka paditur për shpifje ”Lapsi”-n, në pronësi të gazetarëve, Andi Bushati dhe Armand Shkullaku. Kjo pas një shkrimi në portal, ku thuhej se pyetjet që gazetari Veliu ka bërë në konferencën e kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, kanë qenë të parapërgatitura nga stafi i kryeministrit.

February 15, 2016 18:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*