Gjykata kthen në ‘flluskë sapuni’ aksionin policor

December 29, 2013 09:23

Gjykata kthen në ‘flluskë sapuni’ aksionin policor

Gjykata shndërron në ‘flluskë sapuni’ operacionin e policisë dhe prokurorisë, kundër kontrabandës së mallrave nëpërmjet doganës së Morinës. Gjykata e Kukësit vendosi dje masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për 6 të arrestuarit në doganë, të cilët akuzohen për “kontrabandë mallrash për të cilat paguhet akcizë” dhe “shpërdorim detyre”.

 

Masa

Sipas vendimit të gjykatës, doganierët Mal Shahu, Izmir Cengu, Xhevit Veseli, tregtari Nadir Shahu, dhe efektivët e policisë kufitare, kontrollorët Nuri Matmuja dhe Fitim Korbi, nuk do të qëndrojnë në burg. Prokuroria kërkoi masën e “arrestit me burg”, pasi provohej shkelja në detyrë e të dyshuarve, por gjykata u shpreh se nuk ka prova të mjaftueshme se furgoni ka kaluar nga dogana. Seanca u krye me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi dy orë. Të dyshuarit u liruan në sallën e gjyqit, ndërsa sipas avokatëve nuk ka prova të mjaftueshme, ndërsa të dyshuarit nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore. Gjashtë të akuzuarit hetohen për lejimin e furgonit me mallra ushqimorë kontrabandë pasi hyri nga Kosova në Morinë.

 

Operacioni

Sipas Ministrisë së Brendshme, “në datën 26 dhjetor, rreth orës 16:00, shërbimet e policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Morinë-Kukës, furgonin tip “Wolksvagen”, me targa “AA 009 DN”. Me mjetin po transportoheshin mallra të ndryshme ushqimorë pa dokumentet përkatëse, që janë bllokuar në cilësinë e provës materiale. Në furgon janë arrestuar në flagrancë doganieri jashtë turnit, Mal Shahu, 45 vjeç, kushëriri i tij Nadir Shahu, 36 vjeç, banues në Bardhoc, drejtues i mjetit me mallrat kontrabandë, me akuzën “kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “transport mallrash kontrabandë”. Kurse doganierët në detyrë Izmir Cengu, 58 vjeç, e Xhevit Veseli, 45 vjeç, jurist i doganës, akuzohen për “shpërdorim detyre”. Hetime bëri edhe SHKB-ja e Ministrisë së Brendshme, që arrestoi të premten kontrollorët e doganës, kryeinspektorin Eduart Matmuja, 38 vjeç dhe inspektor Fitim Kordi, 31 vjeç, po me akuzën “shpërdorim detyre”.

 

Të liruarit dje:

Mal Shahu, 45 vjeç, doganier

Nadir Shahu, 36 vjeç, tregtar

Izmir Cengu, 58 vjeç, doganier

Xhevit Veseli, 45 vjeç, doganier

Eduart Matmuja, 38 vjeç, kontrollor

Fitim Kordi, 31 vjeç, kontrollor

 

December 29, 2013 09:23
Komento

4 Komente

  1. shaban December 29, 09:51

    Po ky rast eshte edhe nje prove shtese , qe gjykatat jane te korruptuara .Duhet nje reforme e thelle qe te pastrohen te pa aftit, dhe te vihen ata qe e zbatojne ligjin pike per pike, per ndryshe nuk do behet shtet kurre.

    Reply to this comment
  2. Drini December 29, 10:37

    Gjykata te degjeneruara te dobicit mustaqem.t. Eeee te nishanlliut de, per ate e kam llafin.
    Eshte krijuar nje pershtypje qe xhepisti eshte me i perbuzur se i korruptuari. Korrupsioni duket si dicka jo shume e keqe. Jane pikerisht keto gjykata qe krijojne te tille pershtypje. nje xhepist do ishte kalbur ne burg.

    Reply to this comment
  3. tanino December 29, 12:11

    e pra zoterinj te rilindjes qe ketu fillon shteti qe doni te rilindni tek drejtesia pa te cilen do te thote qe nuk ka shtet

    Reply to this comment
  4. b.kanani December 29, 19:23

    Nuk ka shtet ligjor po su permbysen keto gjykata te korruptuara,dhe qeveria rama bie nqs nuk bene nule gjykatat prokurorine dhe presidentin qe eshte mbrojtesi i tyre.Eshte e pamundur te luftohet korrupsioni me keta njerez policia i kap keta i leshojne e kjo nuk mund te durohet dhe nuk mund te tolerohet me,le te thoje cfar te doje europa dhe bota.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*