Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e PD-së për të rrëzuar ndarjen e re territoriale

December 16, 2014 09:46

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e PD-së për të rrëzuar ndarjen e re territoriale

Gjykata Kushtetuese ka votuar me shumicë të konsideruar dje, për të hedhur poshtë kërkesën e PD-së për të rrëzuar ndarjen e re territoriale.

Mësohet se shtatë nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që kanë shqyrtuar kërkesën e PD-së, kanë votuar kundër.

Pro ka votuar vetëm një gjyqtar.

Ndërkohë, një tjetër nuk ka votuar as pro dhe as kundër.

Ai ka ngritur si problem legjitimitetin e PD-së, duke qenë se kjo parti prej muajsh nuk shkon në Kuvend.

Tashmë nuk dihet se si do të veprojë PD-ja.

Lulzim Basha tha pas këtij vendimi, se PD-ja nuk do e njohë kurrë këtë ndarje.

Ai paralajmëroi edhe protesta.

December 16, 2014 09:46
Komento

1 Koment

  1. lejleku December 16, 10:15

    Edhe kojshijte keshtu betohen per njohjen e Kosoves por, ketej hyjne me pasaporta se nuk i len polici tek trau ndares…
    Qesharake , nuk njeh opoziten dhe drejtuesit e saj …nuk njeh reformat e saj …nuk njeh parlamentin dhe voten popullore,dhe ja tani nuk denjon te njohe as edhe vendimet e Gjykates kushtetuse…
    Ke te drejte sepse Ti njeh vetem SALI efendiun….hahahahaha….aaaa !
    MJAFT! Mor se na lodhet…….!
    Kendonte dikur EDI..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*