Kushtetuesja funksionale brenda verës, KED gati listën e kandidatëve

June 12, 2019 08:45

Kushtetuesja funksionale brenda verës, KED gati listën e kandidatëve

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e rrëzuar nga veprimi i ligjit të Vetingut, do të jetë funksionale brenda kësaj vere, me të paktën 7 anëtarë nga 9 gjithsej. Sipas Kushtetutës së ndryshuar në korrik të 2016, 9 anëtarë e Gjykatës Kushtetuese zgjidhen 3 nga Kuvendi i Shqipërisë, 3 nga Presidenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë, në bashkëpunim me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Po në çfarë fazë është procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, a ekziston mundësia e bllokimit dhe çfarë e ka penguar deri më sot?

Gjashtë anëtarët e parë bazuar në afatet ligjore, do të emërohen brenda dy muajve, ku së bashku me anëtaren aktuale Vitore Tusha, Gjykata Kushtetuese do të ketë të paktën 7 anëtarë, të cilët mund të nisin shqyrtimin e 79 kërkesave që janë në pritje për t’u shqyrtuar. Ndërkaq, Presidenti, Kuvendi, politika apo Gjykata e Lartë, kanë zero mundësi dhe hapësira për të bllokuar zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Aktualisht, meqenëse Kushtetuesja ka vetëm një anëtare, konkretisht Vitore Tushën, mund të depozitohen kërkesa, ndonëse nuk shqyrtohen.

Nëse Kuvendi vendos të shkarkojë Presidentin, vendimi i shkarkimit mund të depozitohet në Kushtetuese, e cila mund ta shqyrtojë me përparësi sapo të emërohen gjashtë anëtarët e parë.

Faza në të cilin ndodhet procesi aktualisht

Aktualisht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i përbërë nga Ardian Dvorani, Vitore Tusha, Arta Marku, Fatri Islamaj, Margarita Buhali, Fatjona Memçaj, Eriol Roshi, Medi Bici (zëvendësues), Gurali Brahimllari (zëvendësues) dhe Klodiana Veizi (zëvendësues), është në fazën e fundit të verifikimit dhe renditjes së kandidatëve të cilët i janë përgjigjur thirrjeve të Presidencës dhe Kuvendit, duke aplikuar për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Për gjashtë vendet e para vakante janë 52 kandidatë. Verifikimi i tyre ka nisur që në muajin prill.

Për verifikimin e kandidatëve mbi ligjshmërinë e pasurisë, anën profesionale dhe integritetin moral, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u ka kërkuar informacion rreth 60 institucioneve publike dhe subjekteve private, ku kryesorët janë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, shërbimet informative etj. Ky proces pritet të mbyllet brenda muajit qershor.

Brenda 10 ditëve, në bazë të informacioneve të dokumentuara, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve. Këshilli më pas iu dërgon Presidencës dhe Kuvendit nga një listë me renditjen e kandidatëve për çdo vend vakant në Kushtetuese. Nëse ka më shumë se një vend vakant, Këshilli harton dy lista të veçanta, një prej të cilave është me kandidatët që vijnë nga radhët e gjyqësorit. Lista shoqërohet nga një raport me shkrim, ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat. Kuvendi dhe Presidenca duhet të zgjedhin kandidatët brenda 30 ditëve, në të kundërtën kandidati i renditur i pari konsiderohet automatikisht i zgjedhur.

Çfarë e ka penguar deri më sot zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses?

Pengesa kryesore për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses, të patën të 6 anëtarëve nga Kuvendi dhe Presidenti (pasi Gjykata e Lartë nuk ka mundur të ketë listë me kandidatë), janë bërë anëtarët e mëparshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një pjesë prej të cilëve i ‘dogji’ Vetingu.

e.t./dita

 

June 12, 2019 08:45
Komento

3 Komente

  1. intelektuali June 12, 09:33

    U kujtua per Gjykaten Kushtetuese me ne fund Edvin Droga pas pilafit, keshtu eshte kur nuk ke shkolle dhe je alifmatrak qe nuk di te parashikosh ngjarjet,

    por:

    SI NUK KERKOI FALJE KY KAQOL KRYEMINISTER NJERE XHANEM?

    sepse:

    Dje degjuam llogjet enveriste te Taulant Xibrakes ne emisionin e Rudina Xhunges kur u perplas me Ylli Rakipin, i vetmi gazetar qe nuk di te flase me gjuhe te drunjte hipokrizie dhe nuk mund te pranonte rolin e nxenesit te fillores qe duhet te degjoje pa nderprerje dhe me nenshtrim total mesuesin autoritar, rol te cilin i a ngjit vetes ne cdo emision Taualn Xibraka qe ka mbaruar nje shkolle ne Rumani per shkenca politike dhe asgje tjeter dhe qe po ti japesh te zgjidhe nje test elementar matematike do te diskretitohet ne publik per injorancen e tij, keshtu sic ndodhi me ministren e arsimit te Edvinit ne emisionin e Arian Canit “zone e Lire” do kohe me pare,

    por:

    ME MIRE VONE SE KURRE

    Thote nje fjale e urte, vetem se

    MOS NA SHFAQEN PER SERI “VENUSAT” E SIGURIMIT TE ENVERIT NE KRYE TE GJYKATES KUSHTETUESE?

    njashtu:

    Sic hodhi Edvin Droga ne krye te KLP-se besniket e tij do kohe me pare ne bashkepunim me Loken e tij, Arta Marku.

    Reply to this comment
  2. Ujku Plak June 12, 16:30

    O PS !
    Me duket se po shkon ne Pi.te Semes me keto veprime haluçionante .
    Me “INTELEKTUALIN “ ((( qe natyrisht eshte i kompletuar me erudicionin e viteve 50-60 te Rinise se tij , i cili eshte Antipod i Komsomolasve te Majte , edhe Ky eshte Extremist i Djathte ne menyren e tij)))
    , nuk jam dakord pergjithsisht por, Por ne kete rast Ai Edhe pse niset nga Pozita e tij , Ka shume te Drejte ne ato qe Komenton per rastin ne fjale .
    PS-ja eshte ne zgrip dhe rremuje totale .
    Kam mendimin qe Figurat e pakonsumuara brenda PS-se duhet ta shkarkojne Edi Ramen , kete Klloun dhe njiherit Bastard + Hajdut sepse po e poshteron Elektoratin dhe Vlerat e PS-se .
    Si ?
    Hë , thjesht fare , njelloj siç Sovjeti Suprem shkarkoi Nikita Hrushovin nje mbasdite dhe ne krye solli Vetulltrashin Leonid Breshnjevin , mu per faktin (( se per politiken e BS te kohes )) , Hrushovi çfare deklaronte ne Mengjes nuk thoshte ne Darke .
    Karagjoz dhe Kec asgje me shume .
    Duam apo nuk duam , Opozita Reale , ajo qe ka nga Mbas Ekektoratin (( dhe jo ata Numeroret e fundit te Topit qe jane ne salle si perfaqsues te Opozites )) eshte ne Rruge (( pavarsisht kauzes se saj )) , dhe i takon Mazhorances te hyje ne negociata qe te qetsohen gjakrat , duke evituar kokat e nxehta te cilat presin rastin ta futin popullin ne konflikt Civil .
    I madhi dhe i Zgjuari BËjNË MES .

    Reply to this comment
  3. Arthur June 12, 16:30

    Je nje baxhelle blogu o IntelektuaLOQE. Je nje dythundrak ripertypes qe kopeja e gomereve do te kishte zili ne zellin tend prej psikopati per te anatemuar cdo gje te mire qe behet ne kete vend. E fillon me Enverin(qe te ka lerruar tere fisin dhe te ka dhene haken) dhe mbaron te KM aktual i cili po spastron Shqiperine nga llumi, zhuli dhe baltovina qe makinerite e pisllekut dhe antishqiptarizmes po hedhin neper Europe e ne bote. Lapidare shprehja e Brechtit: “Barku qe polli kete menxyre ende nuk eshte shterpezuar”,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*