Sa kohë duhet për të rivënë në funksion Gjykatën Kushtetuese

June 22, 2019 08:10

Sa kohë duhet për të rivënë në funksion Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, pranë se cilës është vendosur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, thotë se shumë shpejt listat me renditjen e kandidaturave për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese do t’i dërgohet Kuvendit dhe Presidentit.

Në një përgjigje për mediat, kjo Gjykatë shkruan:

“Duke marrë në konsideratë interesin e madh të publikut për këtë çështje, si dhe anëtarësinë e zonjës Vitore Tusha edhe në organin kushtetues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, informacioni që mund të jepet nga Gjykata Kushtetuese për ecurinë e procesit deri në këtë moment është si më poshtë vijon:

Ka përfunduar i gjithë kuadri normativ i domosdoshëm për funksionimin dhe mbarëvajtjen e organit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në ditët në vijim do të përfundojë edhe miratimi i metodologjisë mbi bazën e së cilës Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të bëjë vlerësimin profesional/moral/organizativ të kandidatëve, pikëzimin dhe renditjen e tyre përfundimtare.

Ka përfunduar i gjithë procesi paraprak përgatitor në lidhje me mbledhjen e informacionit dhe verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët që kanë shprehur interesin për vendet vakante të shpallura nga organet e emërtesës, Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Brenda disa ditëve pritet të përfundojë edhe faza e verifikimit të pushteteve ligjore të secilit prej kandidatëve. Kjo fazë varet tashmë edhe nga përfundimi i procesit të rivlerësimit të tri prej kandidaturave (gjyqtarë) nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Me përfundimin edhe të këtij procesi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka detyrimin ligjor të mblidhet dhe të bëjë vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve, si dhe renditjen përfundimtare të tyre jo më vonë se 10 ditë nga dita e mbledhjes (neni 239/2 i ligjit nr. 115/2016 për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”).

Lista me renditjen përfundimtare të kandidaturave për 6 vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese i dërgohet më pas organeve të emërtesës, respektivisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë”, sqaron Gjykata Kushtetuese.

103 është numri i kërkesave që presin për t’u shqyrtuar nga kjo gjykatë. Çështjet janë të mbartura nga viti 2017, 2018 dhe 2019.

Nga të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, vetëm Vitore Tusha kaloi me sukses procesin e Vetingut. Anëtarët e tjerë ose u shkarkuan nga Vetingu ose dhanë dorëheqjen.

l.h/ dita

June 22, 2019 08:10
Komento

9 Komente

  1. MH June 22, 13:01

    OK 103 ceshtje.
    Ne presim kryeceshtjen,shkarkimin e Likes!

    Reply to this comment
  2. Dada Gonxhe Bojaxhi tek varri i zogo-fashistit Enver June 22, 13:35

    Ne KOLONI pellazget shikojn endra me demokraci.

    Reply to this comment
  3. lisi June 22, 17:49

    O GREK MUTI—ENVERI TA Q…..RACEN E JU HOQI BREKET NGA KOKA JU GREKEMUTEVE Akoma e shikoni ne enderr e nuk ju del frika Ne ju kemi ardhur e do te ju vijme hakut gjithe jeten Prit edhe pak e do te shohesh ku do vihet kufiri mesh nesh .SELANIK E TATEPJET SIC KA QENE DO TE JETE…………LEGENA………

    Reply to this comment
  4. Rrebeli June 22, 18:25

    Lënia e vendit pa gjykatë kushtetuese është krejtësisht papërgjegjësi e gjithë klasës politike, e cila (pozitë e opozitë) do te duhej të përfundonte prapa hekurave. Rendin dhe rregullin në Shqipëri do të mund ta vendoste vetëm ndonjë ushtarak i përgjegjshëm e patriot, që në Shqipëri nuk janë të pakët dhe i cili nuk do të pyeste se kush janë Meta e Berisha as Lulëzim Basha e Edi Rama.

    Reply to this comment
  5. SPAK-u ju pret, shtepia pa qira ju fton June 22, 19:44

    Vetem nje sqarim desha une qe i vjen rrotull bota e gjykates kushtetuese: Kur do behet mbledhja per te derguar listen me nder presidentit dhe parlamentit. Shtyji dhe 15 dite nga une dhe me thuaj daten! Ka person pergjegjes apo organizim administrativ ta thote kete date? Dhe pastaj do shikoni dhe do qeshni me politiken shqiptare; do qeshim ne ketu poshte me ata larte.

    Reply to this comment
  6. Shtet rrumplalle June 23, 01:33

    Tusha anelare e vetme, per me teper me mandat te perfunduar, nga vila e saj ne lalez ngjitur me ate te Likes, na sillet edhe si gjykate kuahtetuese edhe si KED,

    Shtet rrumpalle

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*