Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht “krijimin e komunave serbe”

November 11, 2015 10:30

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht “krijimin e komunave serbe”

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur “masën e përkohshme” me të cilin pezullon zbatimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor të “parimeve të përgjithshme të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës pasoi kërkesën e bërë ditë më parë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga për  “vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë me frymën e Kushtetutës së Kosovës”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se masa e përkohshme nuk paragjykon ndonjë vendim të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata “për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i kërkoi më 30 tetor Gjykatës Kushtetuese interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Kosovës. /Dita/

November 11, 2015 10:30
Komento

2 Komente

  1. Arben November 11, 13:40

    ZAJEDNICA NUK KALON

    PERPARA VETEVENDOSJE.

    Reply to this comment
  2. mirel November 11, 15:45

    Kosova po sillet si vasale e Serbise dhe brenda shtetit te Kosoves. Nderkohe qe Serbia loboi fort kunder njohjes se Kosoves ne arenen nderkombetare, Kosova po krijon pushtete paralele serbe ne Kosove, qe do ti hapi rrugen aneksimit te plote dhe dhenien pa kushte te territoreve shqiptare.
    Tradhetia – thelbi I mareveshjes se Zajednices kete kishte ne plan. Skenari serb u realizua me sukses. Punuan fort qe te mos pranohet Kosova si shtet dhe blene politikanet dhe qeveritaret e Kosoves qe tju falin territore me ane te mareveshjes se asocijimit
    Nuk ka me hapur se kaq.
    Nderkohe plerat e shitur te qeverise se Kosoves, menduan se pranimi I Kosoves ne Unesko do behej paralelisht me asocijimin, duke treguar dhe njeehre varesi pa kushte ndaj shefave serbe per te cilet ata punojne. Po ja qe mospranimi I Kosoves ne UNESKO I nxori hapur qellimet e pista te mareveshjes, dhe e con hapur ne rrezik ekzistencen e shtetit te Kosoves, qe nuk mund te ekzistoje me pushtete paralele. Nga kjo pike mospranimi I Kosoves ne UNESKO mund te gjykohet dhe si nje ogur I mire per te parandaluar zbatimin e Zajednices. Perndryshe Kosova merr fund si shtet I pavarur njehere e mire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*