Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin e Shqipërisë për mandatin e Kokëdhimës

December 11, 2015 16:00

Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin e Shqipërisë për mandatin e Kokëdhimës

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me mandatin e deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Kuvendi me votat e mazhorancës rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e mandatit të deputetit Kokëdhima.

Demokratët pretendojnë se ai ka shkelur ligjin, pasi nëpërmjet kompanisë së tij Abisnet ka marrë pjesë në tendera publikë duke qenë deputet.

Demokratët pretendojnë që Kokëdhima të lërë mandatin.

 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me:

Kërkues: Një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë  Demokratike).

Subjekte të interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë / Deputeti Koço Kokëdhima

Objekti:  Kundërshtimi i vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimi i antikushtetutshmërisë së këtij vendimi.

Konstatimi i papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z. Koço Kokëdhima.

Interpretimi i nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, me vendimin e datës 11.12.2015,

VENDOSI:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Interpretimin e nenit 70/4 të Kushtetutës si vijon:

Në rast se Kuvendi i Shqipërisë vihet në lëvizje me mocion të kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

 

December 11, 2015 16:00
Komento

7 Komente

  1. LOVE Surrel , hyj i pastrehe dhe gdhihem miliarder December 11, 16:28

    obobobobobbbbbbbbbbbbbobobobobobooo
    me ngeli partia pa Koqo , iku vajti per ngjala rrrrrrrilindja …ngeli pa Koq..o

    e dashura parti ,partia ime ,propozoj te hyjme ne bisedime
    te financohet tv ” Laberia e Kuvendit te kuq ”
    ku shoqja Brixhi , te hap telenovelen “Koqo o Koqua ime ”
    te na qorodisin me historite prej Sekretari ,ku del Berisha i pari 😛
    te ndihmojne ne suksesin e telenoveles dhe 3 vajzat e mamit …se babai nuk dihet 😛
    dhe kr e bashkise Patos ,do ishte nje …vlere e shtuar 😛

    Reply to this comment
  2. Demokrati December 11, 16:37

    Nuk ka gjykata ne Shqiperi; ka vetem Sali: Gjykate, Prokurori, Presidence, KLSH, Administrate (kudo jane talebanet e Sali Serbomadhit).

    Reply to this comment
  3. ada December 11, 17:55

    T’ja heqin mandatin ketij mashtruesit. Ky edhe deputet do, edhe tendera do. O njeren o tjetren Koqo djali…

    Reply to this comment
  4. Arben December 11, 19:00

    NORMALE QE NUK KISHTE SI TE VENDOSTE NDRYSHE.

    LARTGJATESIA E TIJ PO I FUT NJEREZIT NE BURG PER 10 LEK DRITA, E SHOKUT KOCO DO QE “TJA FALI” SE NUK KA BERE NDONJE GJE TE MADHE, SIPAS STANDARTIT TE LARTGJATESISE.

    NE TE S’EMES LARTGJATESIA DHE SHOKU KOCO BASHKE.

    HAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHHAHAHAH

    Reply to this comment
  5. nje lexues normal December 11, 20:14

    Me budallai i komentuesve , siç shifet , eshte , si gjithmone , ky Arbeni i mesiperm . Por nuk bie poshte edhe nje fare LOVE Surel , qe shkruan kodra pas bregut , pa asnje lidhje , me ca mendime gjoja ironike , qe na i ben “ç”-ne “q” dhe ne vend te Koço , shkruan Koqo , duket qe eshte nje shqiptar goxha i studiuar .

    Reply to this comment
  6. lato December 12, 01:04

    Te ka rrethuar Saliu,or mark shalegjati! Shko dorzo partine,se nuk di ti si zihet dashi per briresh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*