Gjykata lë në burg mësuesin pedofil

June 5, 2015 13:16

Gjykata lë në burg mësuesin pedofil

Gjykata e Lushnjës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin e fizikës Demir Hoxha, i cili akuzohet se ka përdhunuar nxënësen e tij 12-vjeçare në mjediset e shkollës në Divjakë.

Vendimi i marrë në seancën e sotme në ngarkim të tij, ka tërhequr interesimin e shumë njerëzve të cilët ishin mbledhur para Gjykatës së Lushnjës. Mes tyre nuk mungonin as familjarët e pedofilit 60-vjeçar.

Mësuesi i fizikës u arrestua mbrëmjen e së martës pas denoncimit të prindërve të nxënëses. Sipas policisë, Demir Hoxha dyshohet se e ka përdhunuar në mënyrë të përsëritur 12-vjeçaren për thuajse 5 muaj.

Fillimisht ai nuk e ka pranuar akuzën, por doli zbuluar pas përgjimit në komisariat ku i kërkoi llogari të miturës se përse u kishte treguar prindërve që kishte mbetur shtatzënë.

June 5, 2015 13:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim