Gjykata liron Vladimir Gjutën

September 26, 2016 15:46

Gjykata liron Vladimir Gjutën

Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të Vladimir Gjutës, me argumentin se akuza që rëndon ndaj tij, ajo e dhunës në familje, nuk u provua gjatë hetimit paraprak.

Gjyqtari Astrit Faqolli, i cili tha se për veprën tjetër, atë të largimit nga vendi ku po vuante dënimin, urdhërohet gjithashtu lirimi nga paraburgimi, pasi Gjuta vuan nga probleme mendore.

Më herët, babai i tij Ferit Gjuta deklaroi  se nuk ishte dhunuar nga i biri dhe për këtë arsye ai refuzoi të merrte urdhër mbrojtjeje.

Arrestimi i Gjutës u krye pas një feste familjare, në një kohë që ai ishte nën masën “arrest shtëpie”.

Policia u njoftua nga familjarët e tij, të cilët shpjeguan se i kishin njoftuar uniformat blu për të shmangur ndonjë incident.

Por Gjuta ka qenë edhe më herët i arrestuar nga Krimet e Rënda, për shpërthimin me tritol në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dosje e cila u mbyll pasi akuza nuk ia doli mbanë të siguronte prova.

September 26, 2016 15:46
Komento

1 Koment

  1. ??? September 26, 16:20

    I semure mendor? Ky kishte nje rrjet prostitucioni dhe droge ne Leeds, Angli. More prokuror, coji shenjat e gishtave tek West Yorkshire Police dhe do te shikoni se ky kerkohet qe nga 2007, por me emer tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*