Gjykata i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë Shqipërisë

December 12, 2017 11:00

Gjykata i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë Shqipërisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.

Kërkesa është bërë më herët nga prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është pranuar nga organi i gjykimit.

Masa e sigurimit për ndalimin e daljes jashtë vendit në kuadër të hetimit për ish Ministrin e Brendshëm.

Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë në fund të nëntorit, ku qëndroi për disa ditë.

Në atë periudhë pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.

Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë vendit të Tahirit dhe prishjes së provave.

 

December 12, 2017 11:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*