Gjykata: Nuk ka video të kërcënimit të Bamit

April 12, 2015 08:58

Gjykata: Nuk ka video të kërcënimit të Bamit

Në vendimin e zbardhur Gjykata e Lartë shprehet gjithashtu se nga hetimet e deritanishme nuk ekziston një video e kërcënimit apo kanosjes së Durim Bamit nga deputeti Tom Doshi.

Kjo ka qenë akuza e tretë e ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme ndaj ligjvënësit. Referuar dëshmisë së 36-vjeçarit se deputeti një herë e ka filmuar rrëfimin e tij me pistoletë në dorë.

“I pandehuri Durim Bami deklaron se ekziston edhe një filmim ku deputeti Tom Doshi me pistoletë në dorë e detyron të rrëfejë se Ilir Meta kishte paguar eliminimin fizik të tij dhe të një tjetër deputeti, por ky videoregjistrim nuk na është vënë në dispozicion, ndaj edhe nuk ekziston”, ka argumentuar Kolegji.

April 12, 2015 08:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*