Fullani, 12 rroga dëmshpërblim. Po sa e ka rrogën Guvernatori i BSH?

June 2, 2016 12:22

Fullani, 12 rroga dëmshpërblim. Po sa e ka rrogën Guvernatori i BSH?

Gjykata ka rrëzuar këtë të enjte dy kërkesa të ish-guvernatorit Adrian Fullani: kompensimin për dëm moral dhe  rikthimin e tij në krye të Bankës së Shqipërisë.

Por ka miratuar një nga pikat e padisë së tij, dhënien e 12 pagave dëmshpërblim.

Gjykata shpjegon se padia është bërë jashtë afateve të përcaktuara, që në këtë rast janë një vit.

“Banka dhe Kuvendi i Shqipërisë as e kanë arrestuar dhe as e kanë shpallur të pafajshëm. Nuk janë ato organet që e hetuan”, argumenton më tej Gjykata.

Shqyrtimi nga Gjykata Administrative i kerkesës së ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit nisi në prill.

Në tetor 2015 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve, që u quajt skandali i vjedhjes së Thesarit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, rezulton të jetë një nga më të paguarit.

Të ardhurat që ai siguron nga paga e tij vjetore dhe honorarët në Këshillin Mbikëqyrës janë rreth 100 mijë dollarë, ose 11.7 herë më të larta se sa të ardhurat mesatare të një shqiptari.

Përgjithësisht pjesa më e madhe e guvernatorëve paguhen nga 3.5 deri në 7 herë më shumë se sa të ardhurat mesatare për frymë të vendit të tyre.

Këtu përfshihet, guvernatori i Francës, ai i Australisë, i Suedisë dhe madje edhe guvernatori i Irlandës. Ky i fundit gjatë këtyre dy viteve e ka ulur vullnetarisht disa herë pagën e tij, si shenjë solidariteti ndaj krizës dhe vështirësive të financave publike.

Përcaktimi i pagave në Bankën e Shqipërisë funksionon si një qark i mbyllur, pasi është vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ai që i vendos ato.

 

June 2, 2016 12:22
Komento

16 Komente

  1. perkthyesi June 2, 10:51

    Une mendoj se Fullani ka qene nje nga specialistet me te mire dhe me te ndershem te Bankes se Shqiperise. Duke pare se pagen e kish shume te vogel (vetem disa dhjetra milione leke ne muaj), mendoi qe ta kompensonte nepermjet pervehtesimit te qindra milione lekeve te tjere. Kete e kishte detyre, pasi, nuk i thone shaka, djali duhej te lozte me kartmonedhat qe i nxirrte babai me djersen e b……..Bravo Fullan! Une mendoj se shume pak po kerkon! Vrije mendjen, se kam idene qe ky shtet te ka ende borxhe, por eshte mosmirenjohes me figura te ndritura si puna juaj! Aferim!

    Reply to this comment
  2. ilir June 2, 11:19

    Ne shqiperi, pas pafajsise seFullanit, do te jete turp cdo denim i dhene, per cdo vjedhje, pavarsisht se si eshte bere.
    Ky veprim apo vendim i gjykates se apleit tirane, i heq te gjitha gjykatave te drejten te denojne jeri per aktin kriminal te vjedhjes edhe per shuma te tilla. Fullani eshte kazusi ku duhet te mbrohet cdo hajdut. Korrupsioni nuk eshte gje para kesaj. Dhe ky hajduti ka guximin te kerkoje demshperblim. Produkti Nano-Berish

    Reply to this comment
  3. Der Spiegel June 2, 11:29

    Amani , o çfarë behet kështu.

    Eshte bere padrejtësi te Fullani !!!!!!!!!!!!!!!!

    Ai i kërkon këto leke per ne popullin, asgjë per vete.

    Eshte ekonomist i mire nuk e prish kurrë lekun.

    Ai ka qef te flere mbi dyshekun me Euro dhe te fshije ndonjëherë djersen me 500 Euro.

    Kot fare e paska humb gjyqin.

    LSI ja qe e kish zgjedhur Bankier mund te futet ne greve urie ne parlament , ne shenj proteste.

    Reply to this comment
  4. biometri June 2, 12:10

    une nuk e di cfare ben gjykata
    por di qe cdo qeros me ore floriri ne dore qe perqafon hajdutin dhe gruan e tij eshte hajdut dhe vete

    Reply to this comment
  5. Jimi June 2, 12:29

    Hani pini e rrembeni
    Eahte koha e cakejve
    Hani pini e rrembeni
    Eshte bote e maskarenjeve.
    Per sa kohe qe ky popull t’ju thote lepe, peqe nenen q…ni,gure e kusur mos i lini.

    Reply to this comment
  6. john June 2, 13:10

    Po i ngjan babes me duket…do i shikoni mbas pak vitesh me dy bastuna. Bastarded e shoqerise se kohes komuniste.

    Reply to this comment
  7. A June 2, 13:30

    100’000 dollar amerikan ne vit eshte paga e Governatorit te Bankes se Shtetit Shqiptar mender ARDIAN FULLANIT, qe tall edhe bithen duke pasur edhe privilegje te tjera jashte kesaj shume.
    Kurse NJE punetor qe punon me material porositesi, FASON, merr 1’200 dollar amarikan ne vit, qe del shpirti edhe me ore te zgjatura per te qepur kepuce dhe breke.
    Pra, diferenca eshte 1,2 PERQIND eshte paga e punetorit fason e krahasuar me te governatorit.
    Them qe GOVERNATORI e ka te vogel pagen dhe ti shtohet, kurse PUNETORIT FASON ti zvogelohet paga deri ne 80 DOLLAR AMERIKAN ne muaj, sepse e ka te madhe per punen e rendomte qe ben.

    Reply to this comment
  8. kris 1 June 2, 14:10

    reforma filloi me sukses nga Fullanet.
    E arritem kete dite
    Nje shtet me Nishan ne bithe

    Reply to this comment
  9. populli June 2, 14:51

    Akoma do vjedh parate e popullit ky hajdut,me siguri do ti ndaje me gjykatesit mos i hengshi ato leke gjak e qelb tju rrjedhe ne vena.MASKARENJ!

    Reply to this comment
  10. fteri June 2, 16:19

    **** në momentin që kryetari këshillit lartë të drejtësisë ,Preidenti shqiptar me mustaqe shtroi mbrmjen “gala ” pjesmarrsit me kostume të shtrenjta shik dhe fustane mbretrore ,ku kishte të ftuar nderi pjesmarrës S.BERISHËN ! ,KRYEPROKURORIN A.LLalla etj..por kishte ftuar edhe guvernatorin e B.SHqipërisë A.Fullanin i pezulluar nga detyra në ndjekje penale për vjedhjen në B.SHqipërisë të shumës marramendëse të lekëve nga vetë nënpunsit e sajë ,punonjës brenda bankës,por në ndjekje penale !!EDHE ky guvernator në vendë që të ishte me pranga në burgë ,kërcen në mbrëmje mbretrore së bashku me PROKURORIN në detyrë Adriatik LLalla ,A,ka konflikt interesi ????Kryetari i K.L.D-së me mustaqe që është edhe organizatori i mbrëmjes së turpit thot JO!!!,edhe arkitekti i lëvizjeve të nëndheshëme e të punëve fshehta të vjedhjes Bankes Shqipërisë thotë JO !!??,se S.Berishes nuk I ka humbur para nga kasaforta e tijë ,ajo ruhet shumë nga klani kriminal i familjes.Kështu që Fullani tha është i pa fajshëm ,dhe që në atë moment punët e pista u kopsitën dhe me vallzimin me presidentin dhe LLallën ,dhe përfundimi Fullani del i pa fajshëm,tani na u dashka që ti paguajmë edhe dëmshpërblimin !?…Kjo është K.L.D-ja dhe prokuroria e gjykata e sotme një bandë e presidentit me mustaqe.Parat e popullit nuk u kthyen më në B.SH.****Presidenti hedhë valle me hajdutët ,kryeprokurorin dhe Saliun nxjerr të pa fajshëm GUVERNATORIN -hajdut.Populli me këtë President të korruptuar duhet të zgjidhë përsëri qesen e varfër dhe të pagujë ,hajdutët që mos i gëzofshin ato para ,brez pas brezi. Banka është e shejtë.

    Reply to this comment
  11. f June 2, 17:50

    !?

    Reply to this comment
  12. andromeda June 2, 19:40

    S’na mbetet veçse të perifrazojmë Konicën,- SHQIPËRI TË KAM DHJ…, S’KE PËR T’U BA KURRË NDONJËHERË.

    Reply to this comment
  13. M36 June 2, 20:16

    po banka e shqiperise po keputen nga punet e medha,pastaj leri filjalet e tyre ne rrethe,rrine kot gjithe diten se me kete krize kokerr leku ska me cu njeri.o shkrijini o ulni pagat e tyre se ulen shpenzimet dhe shkon ndonje dhjetemileksh me shume te perkrahja apo pensionet.

    Reply to this comment
  14. Enton June 3, 10:37

    Po deshi te njohe veten ky Ish guvernator le te lexoje komentet online

    Reply to this comment
  15. Vjedhje dhe mrojtje nga ligji June 3, 11:53

    Mos u habitni nga ky orkestrim i fullanit bashke me trupin gjykues ata nuk jane hic te kenaqur per rezultatet e tanishme keshtu qe loja vashdon pse jo te gjithe nje qellim kane
    Si te vjedhim

    Reply to this comment
  16. mir June 3, 13:39

    ti o kokrra hajdutit…. je per president republike te albanistanit…..e meriton

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*