Gjykata sekuestron llogaritë bankare të Luli Makashit

May 6, 2016 14:14

Gjykata sekuestron llogaritë bankare të Luli Makashit

Pas arrestimit dhe vendosjes së masës së sigurisë arrest me burg, Gjykata e Tiranës ka vendosur edhe sekuestrimin llogarive bankare të agjencisë Ande-Lm, me administratore Luli Makashin dhe vajzën e saj Adeila Makashi.

Nënë e bijë u arrestuan rreth dy javë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi u deportuan nga Kanadaja, ku dhe ishin arratisur pas mashtrimeve të disa qytetarëve, duke u premtuar punësim dhe studim në Australi, Kanada e Angli.

Urdhri i sekuestros u është shpërndarë të gjitha bankave të nivelit të dytë.

Report TV raporton se në disa banka është gjetur një sasi e vogël parash që do t’i shpërndahen personave të mashtruar.

Gjatë arrestimit, Luli Makashit ju konfiskuan 3600 Dollarë dhe 21 telefona celular me të cilët ajo komunikonte me klientët që mashtronte prej më shumë se 1 viti.

Numri i personave të mashtruar nga agjencia Ande-Lm në pronësi të Makashit ka arritur në 360.

May 6, 2016 14:14
Komento

1 Koment

  1. kujdes May 6, 15:58

    Kujdes, kjo Makashi po’ hetohet per mashtrim por nuk eshte akoma e gjykuar. Juve si gazete e merrni persiper pergjegjesine qe te jepni vendimin perpara gjykates??? Po’ shkelni te drejtat e njeriut..Beni mire te jepni lajmin pa epitete dhe gjykime..Ligji flet qarte!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*