Gjykata shpall fajtore për shpifje ish-ministren e PD, Mirela Karabina

November 12, 2018 16:54

Gjykata shpall fajtore për shpifje ish-ministren e PD, Mirela Karabina

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar për shpifje ish-ministren teknike të Arsimit, e zgjedhur nga PD në periudhën e zgjedhjeve të 2017, Mirela Karabina, për dëmin moral ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.

Gjykata ka detyruar ish-ministren të dëmshpërblejë në vlerën e katër milionë lekëve (të vjetra) ish-Sekretarin e Përgjithshëm Ndreca, për dëmin moral, të ardhur për shkak të shpifjeve publike që ish-ministrja kishte adresuar në dëm të këtij të fundit.

Plarent Ndreca dhe Mirela Karabina në qershor të 2017 u përfshinë në një seri akuzash dhe padishë lidhur me emërimet dhe shkarkimet në Ministrinë e Arsimit në qeverisjen teknike.

Pas më shumë se një viti, Gjykata ka vlerësuar se të gjitha deklarimet publike të bëra nga ish ministrja në adresë të ish Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje.

 

o.j/dita

November 12, 2018 16:54
Komento

8 Komente

  1. dashamiri November 12, 17:49

    Gjynof ka qene goc e mire ne elbasan si i dhjet pd-ja keshtu keta njerez

    Reply to this comment
  2. Dash Pacja November 12, 18:43

    Interesant, PD-ke i ka shume perzemer femrat qe ne mbiemrin e tyre permbajne perashtesen Kar, si p.sh. Karamitro, Karabina,…….Karamahmuti………..

    Reply to this comment
  3. XXXL November 12, 19:42

    ………. o parate o pejdhin, apo jo, o “intelektkari”.

    Reply to this comment
  4. Paradoks November 12, 19:48

    Kur lexoj se jo një, dy apo tre, por të gjitha (?!) deklaratat publike të Karabinës na paskan qënë “shpifje të pavërteta”, kjo të bën detyrimisht skeptik për drejtësinë e këtij vendimi.

    Reply to this comment
  5. info analitike November 12, 20:41

    Shoke te Dites mos i beni lemsh komentuesit partiake se vendimi i gjykates se shkalles se pare nuk eshte ekzekutiv, po te ishte i tille mjere lali Dhjeri qe nuk la gur pa levizur e kercenim pa perdorur per te shpetuar nga dara e drejtesise per pislleqet me UKT-ne me cmimin dhe taksat e pajusstifikuara te ujit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*