Gjykata vendos arrest shtëpie për Elvis Rroshin

June 16, 2016 12:32

Gjykata vendos arrest shtëpie për Elvis Rroshin

Gjykata e Tiranës liron nga qelia kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.

Në seancën gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë , Gjykata vendosi ndryshimin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Vetë kryetari bashkisë nuk ka qenë i pranishëm në seancë por është përfaqësuar nga avokati i tij Theodhori Sollaku i cili deklaroi se do ta apelojnë masën ‘arrest shtëpie’, duke kërkuar lirinë për kryebashkiakun e Kavajës. Ndërkohë, para Gjykatës së Tiranës ishin mbledhur mbështetës të Roshit.

Elvis Rroshi u arrestua më  13 qershor 2016 pasi me kërkesë të prokurorisë gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” .

Prokuroria akuzon Elvis Rroshin se ka falsifikuar formularin e vetëdeklarimit  duke mos deklaruar dënimin për përdhunim nga drejtësia italiane në 1995, ndërsa nga ky shtet ishte dëbuar po në atë vit. Gjithashtu Elvis Rroshi ishte dëbuar dhe dënuar dhe nga drejtësia zvicerane, një herë në 1993 dhe një herë në 1997 kur dhe ishte arrestuar.

Avokatët Theodhori Sollaku dhe juristi italian Francesco Paulo Sisto akuzojnë Prokurorinë e cila sipas tyre ka bërë zbatim të gabuar të këtij ligji në rastin e Rroshit. Avokatët pretendojnë se Rroshi në kohën kur ka plotësuar formularin nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar në Itali, pasi ka qenë minoren.

 

 

June 16, 2016 12:32
Komento

1 Koment

  1. lato June 16, 13:06

    Arrestoni kriminelin Sali Berisha! Arrestoni kriminelin Sali Berisha!Arrestoni kriminelin Sali Berisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim